Zelensky e fton Siljanovska Davkovën të vizitojë Ukrainën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në bisedën e saj me presidentin ukrainas Zelensky, presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e vendit tonë të fortë dhe të qartë për Ukrainën në lidhje me agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropës, presidentja tha se populli ukrainas mund të llogarisë në aleancën dhe miqësinë e vendit tonë në të ardhmen në përballjen e sfidës historike me pasoja të përhershme dhe të paparashikueshme.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për Samitin e ardhshëm, mikpritës i të cilit do të jetë Zvicra, me qëllim krijimin e një kuadri të favorshëm për një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Gjatë bisedës, presidenti Zelensky e ftoi Presidenten Siljanovska Davkova të vizitojë Ukrainën, për të cilën do të konsultohen më tej në Samitin në Zvicër.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, të karakterizuara nga vlera identike, respekt dhe mirëkuptim reciprok, të vërtetuara fuqishëm nga bashkëpunimi i vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Zelenski rikonfirmuan përkushtimin e tyre për mbështetje të mëtejshme reciproke në diplomacinë ndërkombëtare, në drejtim të përmbushjes së aspiratave evropiane të të dyja vendeve./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu