Zekolli hesht! Kaloi 4 tetori, s’ka nënshkrim me Prishtinën për rrugën Tetovë-Prizren!

Asgjë nga parlajmërimet e zv ministres për Transport dhe Lidhje Kaltrina Zekolli se me 4 tetor do të firmoset marrëveshje projektimi per rrugën Tetovë Prizren dhe se do të formohen grupe pune.

Sot është data 10 tetor dhe nuk kemi marr as përgjigje nga kabineti i zv ministres se pse nuk u realizua parlajmërimi i saj.

Ndryshe në kohën kur ajo parpajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes e njejta u përgënjeshtrua nga zv ministri kosovar I transpoortit Hysen Durmishi.

“Mesiguri është ndonjë keqkuptim procedural për shkak se ne kemi nënshkruar një marrëveshje Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e hartimit të projektit kryesor të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë. Nuk ka nevojë për nënshkrim të marrëveshjes së re por e kemi obligim sipas që ti formojmë grupet e punuese nga pesë persona nga të dya palët të cilat grupe punuese më pastaj do ti ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm deri në hartimin e projektit kryesorë”, kishte deklarur për Klan Maqedoni Durmishi.

Pas kësaj deklarate të Durmishit kishte reaguar zv ministrja Zekolli e cila kishte reteruar nga qëndrimet e saj parpake.

”Ne nuk kemi mohuar as nuk mohojmë ekzistencën e një memorandumi mes Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sa i përket rrugës Tetovë-Prizren.
Megjithatë, që nga janari i vitit 2024, asnjë progres konkret nuk është bërë në zhvillimin e këtij projekti të rrugës aq jetike për qytetarët e dy vendeve tona. Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues”, kishte shkruar Zekolli.

Përveç Durmishit, kundër qëndrimeve të Zekollit ka dalë edhe ish zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, i cili ka rikujtuar momentin e nënshkrimit të marrëveshje mes dy ministrive për projektin në fjalë.

Në atë kohë tani më ish zv ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi së bashku me Liburn Aliun nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës Tetov-Prizren, andaj sic thonë autoritet e Kosovës nuk ka nevojë për një marrëveshje të re mes dy vendeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu