Zejdi: Bujar Osmanin duhej ta votonin edhe maqedonasit por se bënë vetëm se është shqiptar

Skender Rexhepi-Zejdi, në ClickPlus tha se fushata e tyre presidenciale ishte mjaft dinjitoze dhe programi i Bujar Osmanit ishte i detajuar dhe i formësuar në shumë sektorë dhe sipas tij, duhej të votohej edhe nga maqedonasit. Zejdi tha se nuk janë pjekur kushtet politike që të ketë një raport të mirë ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe se Bujar Osmani nuk u votua nga pala tjetër vetëm se është shqiptar.

“Kandidati jonë Bujar Osmani kishte një program aq të detajuar, aq të formësuar dhe të paraparë qoftë në çështjen e sigurisë, stabilitetit, rreziqet nga jashtë, diplomacinë dhe realisht duhej që një pjesë mjaft e bukur e maqedonasve ta përkrahin atë ofertë por fakti që në Maqedoninë e Veriut nuk janë pjekur kushtet politikisht për një raport të tillë ndëretnik, posaçërisht te maqedonasit këtë e kam thënë edhe publikisht, maqedonasit fare nuk e kanë shkuar ofertën e Bujar Osmanit sepse është shqiptar”, tha Skender Rexhepi./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar...

Helikopteri jordanez rrëzoi një dron iranian!

(Video) helikopteri jordanez🇯🇴 rrëzoi një dron iranian i cili ishte drejtuar drejt tel avivit!

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu