Zbulohet planeti i ri 6 vite dritë larg nesh

Një planet i ri 6 vjet dritë larg nesh është zbuluar. Rrotullohet rreth yllit Barnard, që është ylli më i afërt me Diellin tonë. Konfirmimi i planetit Barnard B mbërrin nga një vëzhgim i imtësishëm i Very Large Telescope, që është aktualisht instrumenti optik më i avancuar në botë, nga Observatory Astronomic në Kili.

Ky sistem planetar është i dyti më i afërt me ne, menjëherë pas Alpha Centauri që është me 3 yje e ndodhet 4 vjet dritë larg Tokës, përkatësisht 41 mijë mld km.

Distanca e vogël dhe karakteristikat e yllit Barnard e bëjnë atë të jetë një target primar në kërkimet për planet extradiellore. Hyn në klasifikimin e yjeve të vegjël dhe realtivisht të ftohtë, në afërsi të të cilëve zakonisht rrotullohen planete shkëmbore. Ekzistenca e këtij planeti rreth yllit Barnbard u propozua edhe disa vite më parë, por konfirmimi mbërrin vetëm tani.

Planeti i ri i sapozbuluar ka një masë të barabartë me gjysmën e masës së Afërditës, ndodhet 20 herë me afër yllit të vet në krahasim me distancën e Mërkurit me Diellin, që është edhe planeti me i brendshëm në sisitemin tonë. Një vit zgjat 3.5 ditë tokësorë dhe temperatura e sipërfaqes është rreth 125 gradë Celcius./ Klan News

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu