Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ja emrat që përfliten që do të bëhen pjesë e spektaklit

Spektakli “Big Brother Vip Albania 4”, tashmë na ndan më pak se 1 muaj nga nisja dhe emra të njohur janë duke qarkulluar si banorë të mundshëm të shtëpisë. “Panorama” ka shkruar disa herë, duke zbuluar në mënyrë ekskluzive disa nga emrat që janë pranë konfirmimit si konkurrentët e parë të shtëpisë.

Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, të tjerë emra qarkullojnë në rrjet.

Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës, është poeti Albi Lushi. Ndonëse një emër disi më i tërhequr nga zhurma e rrjeteve sociale dhe nga daljet televizive, Lushi ka arritur që të ketë publik pas vetes me anë të veprave të tij. Në daljet publike, Albi ka folur edhe për dashurinë dhe historinë e tij të rëndësishme.

Poeti i njohur në rrjetet sociale, Albi Lushi, rrëfen në podcastin ‘M’kujto’ të gazetares Çenkuela Hasa se si dashuria e parë e zbërtheu për të nisur krijimtarinë e tij.

Lushi shpjegon konceptin e tij për tradhtinë dhe rrëfen përse u nda nga e dashura e fundit.

“E kam pasur shansin të përjetoj dashurinë dhe ngushëlloj të gjithë ata që nuk e kanë provuar. Përjetimet e asaj moshe më kanë bërë të zbërthehem emocionalisht dhe artistikisht. Duhet të të godasë diçka e madhe që të kuptosh realisht se ku je. Ajo ndjenjë më ka bërë jo vetëm të bëj poezi të bukura, por edhe ta vlerësoj shumë një marrëdhënie. Nga e dashura u ndava sepse më trajtoi si qen. Tradhtia është një shkak për pasojë”, u shpreh Albi Lushi. Duket se tashmë poeti romantik, pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.

Në rrjet ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Artistja prej vitesh është ndër emrat më të dashur të publikut. Me një karrierë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të ketë nga pas shumë fansa. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

Ditët e fundit ajo është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka qenë prezente në shumë intervista. Ndoshta ndër rastet e rralla që ajo flet për jetën private, duke dashur kështu të shpërndajë me ndjekësit e saj edhe detaje nga jeta sentimentale.

E nëse do të jetë pjesë e “Big Brother”, jemi të sigurt që më të shpeshta do të jenë historitë e jetës së Albëries. Me pjesëmarrjen e saj në “Përputhen” nuk la shumë mbresa, por jashtë këtij formati, Alba është përpjekur fort që të jetë përherë në qendër të vëmendjes.

Edhe emri i Alba Pollozhanit, është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të ofrojë.

Veç emrave që deri më tani janë mësuar, të tjerë dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”.

Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe “showbiz”-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë, thotë që nëse do hynte, kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njohë edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe interpreton. Bëhet me dije se aktori do t’i bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej “playboy”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pacientët e prekur nga kanceri kërkojnë futjen terapisë biologjike në listën pozitive

Klinika e Onkologjisë është ende duke punuar për regjistrin e ri për pacientët onkologjikë, ndërsa kur do të jetë gati, nga kjo klinikë nuk...

VLEN-i dhe VMRO-DPMNE-ja me paralajmërime për fitore të mëdha në zgjedhjet lokale

Dy partnerët e koalicionit qveritar VLEN dhe VMRO-DPMNE sot përmes kumtesave paralajmëruan se në zgjedhjet lokale në tetor do të korrin fitore të mëdha,...

Krenar LLoga: Pse ish-bashkëpartiakët (s’)kanë turp ta përkujtojnë 27 Prillin dhe Ziadin Selën?

Krenar LLoga: Pse ish-bashkëpartiakët (s')kanë turp ta përkujtojnë 27 Prillin dhe Ziadin Selën?

Sela për “27 Prillin”: Ajo ditë ishte shkëndija për procese që deri atë kohë ishin të bllokuara

E Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela mbajti një konferencë të posaçme për media kushtuar 27 prillit, përcjell TV21. Sela, ndër deputetët...

Ademi: Afrim Gashi, kryeparlamentar me 1% mbështetje

Arbër Ademi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se Afrim Gashi me, siç shkruan ai, 1 për qind mbështetje, është caktuar kryepalramentar. Ademi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu