Ylli Pacuku s’pret: E fshin vetë mbishkrimin me urrejtje ‘Vdekje shqiptarëve’- Investoni te mendja, jo te markerat!

Një mbishkrim me përmbajtje të rëndë urrejtjeje, i shkruar në stacionin e autobusit para konviktit “Goce Delçev”, ku figuronin fjalët “Smrt za Shiptari”, ka qarkulluar për ditë të tëra në rrjetet sociale, pa u pastruar nga institucionet përkatëse.

I revoltuar nga neglizhenca dhe nga mesazhi i papranueshëm, Ylli Pacuku ka vendosur ta heqë vetë mbishkrimin.

“Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, e pastrova vet. Nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku kam pritur autobus, e të shoh fjalë që s’kanë vend as në hapësirë studentore, e as në këtë qytet”, shkroi ai.

Pacuku u drejtua edhe autorëve të mbishkrimit, me një mesazh të prerë:

“E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat.”

Veprimi i tij është përshëndetur gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë kërkuar më shumë reagim institucional ndaj gjuhës së urrejtjes në hapësirat publike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu