VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të jetë i dyti, as Bilall Kasami.
Të dy duan të jenë të parët.
Edhe propozimi i Albin Kurtit që VLEN të jetë si partia GUXO me dy kryetar nuk bëhet.
VLEN mbetet vetëm një emër formal deri në zgjedhjet e ardhshme.
Në çdo tavolinë po flitet se Bilall Kasami mund të largohet nga qeveria për shkak të përplasjeve me Fatmir Limanin dhe mosëmarrveshjeve me krijimin e VLEN-it.
Në rast të tillë, pritet krijimi i një aleance tjetër qeveritare me Ziadin Selën, ashtu siç e ka paralajmëruar më herët edhe Izet Mexhiti, ndërsa BESA do të largohet përfundimisht nga VLEN-i.
Pas largimit nga qeveria dhe VLEN-i, Bilall Kasamit i hapen ura të reja bashkëpunimi. Po përflitet gjithashtu mundësia e krijimit të një fronti opozitar mes BDI – BESA – ASH (Taravari).
Nëse kjo ndodh, dhe unë kam nisur ta besoj gjithnjë e më shumë, atëherë ky koalicion opozitar do të ishte disa herë më i fuqishëm se koalicioni aktual qeveritar.
Partia e Ziadin Selës është në prag të kongresit dhe po përgatitet seriozisht për hyrje në qeveri, në rast se Bilall Kasami largohet. Sipas ASH–Sela, ata janë penduar që nuk kanë hyrë në qeveri në momentin kur u largua Taravari, por sipas tyre ende “nuk është vonë”.
Besoj fuqishëm se Bilall Kasami ka komunikim edhe me Ali Ahmetin këtu qëndroj fortë me informacion.
Deri tash çka skemi pa, kemi parë koalicione të pabesueshme edhe më të pamundura, prandaj as ky skenar nuk duhet përjashtuar.
Këtë që e kam shkruar sonte nuk e them unë, por janë “muhabete” që po bëhen në çdo tavolinë. E deri sa po folet thash ta shkruaj unë i pari. 😉
/shkruan Rami Mislimi ne FB

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu