VV-ja gjobitet me 5 mijë euro për sulmin në fushatë ndaj Prokurorisë, 6 mijë euro për keqpërdorimin e institucionit publik

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje, në dy raste të ndara me 11 mijë euro, ankesa këto nga Partia Demokratike e Kosovës pranë këtij institucioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Rasti i parë i njërës nga gjobat, 5 mijë euro, është nga ankesa e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës të premten e 24 janarit pranë PZAP-së për LVV-në, deputeten Arbena Reshitaj e cila në llogarinë e saj në Facebook kishte publikuar një fotografi në një nga tubimet e këtij subjekti politik, e që në të ishte e vendosur parulla ku shkruante “Prokuroria e Kosovës e kapur nga hajnat. Qeveria Kurti i çoi në Gjykata 250 lëndë, atdheu në rrezik, mërgata voton LVV”.

PZAP e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e PDK-së, dhe partia në pushtet detyrohet që brenda 15 ditësh të paguaj gjobën prej 5 mijë eurove.

“Shpërndarja e një postimi të tillë, ku në qendër të kësaj foto shihet haptazi parulla me përbajtje përçmuese, urrejtëse, denigruese dhe ofenduese nga kandidatje për deputete e VV-së, Albena Reshitaj, përbën shkelje të rregullave zgjedhore, mbi të cilat duhet të organizohet dhe të zhvillohet fushata zgjedhore”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së.
Edhe ankesa tjetër e PDK-së ndaj VV-së, e vlerësuar si e bazuar nga PZAP-ja, ka të bëjë me deputetin Haxhi Avdyli i cili ka publikuar një video në Facebook, me tekst shoqërues, e realizuar në Klinikën e Neurologjisë.
Në arsyetimin e PZAP-së, thuhet se Avdyli ka promovuar numrin e tij kandidues dhe ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.
PZAP në këtë rast ka gjobitur me 6 mijë euro subjektin politik, Lëvizja Vetëvendosje.
Këtu futen edhe kandidatët tjerë, Albena Reshitaj, Agon Batusha, Besim Muzaqi, ku që të tre kanë publikuar pamje nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu