Vulin diskuton për Kosovën me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë!

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Sipas njoftimit, Vulin e falënderoi Shoigun për ftesën për pjesëmarrje në takimin e anëtarëve të BRICS-it dhe vendeve partnere, që do të mbahet në Shën Petersburg, nën organizimin e Këshillit të Sigurisë të Rusië.

Samiti i vendeve të BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Republika e Afrikës së Jugut) mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi ditë më parë se do të marrë vendimin për ftesën e dërguar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it më 10 ose 15 tetor.

Në takimin midis Vulinit dhe Shoigut, sipas njoftimit, u diskutua për “një gamë të gjerë temash me interes të përbashkët për Serbinë dhe Federatën Ruse”.

Një nga temat ishte edhe situata në Kosovë, dhe Vulin tha në takim se ajo është “në prag të konfliktit”, duke falënderuar Rusinë për respektimin e integritetit territorial të Serbisë.

Javën e kaluar, disa pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë u mbyllën për shkak të bllokadave të vendosura në anën serbe të kufirit. Bllokadat u organizuan fillimisht si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet paralele serbe në veri të Kosovës. Por, më 7 shtator pikat kufitare u hapën.

Vulin u takua më 4 shtator me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF) në Vlladivostok.

Para këtij takimi, Bashkimi Evropian tha për mediat në Serbi se “mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit”.

Vulin në deklarimet e tij shpesh kritikon Perëndimin dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të fortë të Kremlinit në mesin e elitës qeverisëse serbe.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka futur atë në listën e sanksioneve në mes të vitit 2023 për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe nën dyshime për korrupsion kur ishte në krye të agjencisë së inteligjencës serbe, BIA.

Vulin u emërua zëvendëskryeministër në Qeverinë serbe në fillim të majit.

Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që refuzon t’iu bashkohet me sanksionet ndërkombëtare kundër Kremlinit, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./rel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu