“Vuçiq në prag të rrëzimit”, avokati shqiptar me mesazh të fortë: Nga Beogradi i bombarduar te Arbëria e bashkuar…!

Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në Serbi dhe qëndrimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për Kosovën.

Ngjela vlerëson se Vuçiq është në ditët e fundit të pushtetit të tij, ndërsa protestat masive në Beograd po dëshmojnë dështimin e një regjimi të ndërtuar mbi gënjeshtra nacionaliste dhe antishqiptarizëm historik, përcjell “Bota sot”.

“Vuçiç është një i paaftë që ende nuk e kupton çfarë përfaqësojnë shqiptarët dhe cili është roli i tyre historik në Ballkan,” shkruan avokati.

Aleksandër Vuçiç që bërtiste për çlirimin e Kosovës, tani është në prag të rrëzimit të tij.

Kjo ka qenë historia e antishqiptarizmit në shekuj; dhe kështu kanë përfunduar të gjithë këta.

Vuçiq një president i paaftë ende nuk e ka kuptuar dot se cila është Shqipëria dhe Kosova dhe çfarë përfaqësojnë shqiprarët në historinë e tyre 4000 vjeçare në Gadishullin Ilirik.

Pse nuk e di Vuçiq se kur ata si sllavë kanë ardhur si hordhi në Gadishullin tonë në Shekullin e V, shqiqtarët kishin qenë populli më i vjetër i Evropës që në kohen e Perandorisë Romake?

Shqiptarët kanë një histori e cila i ka shqetësuar sllavët pushtues në shekuj. Dhe pikërisht këtu është edhe sot trazira e tyre historike, sepse janë pushtues të territorit të Arbërisë.

Se historia kështu eci kundër Arbërisë; por koha moderne tani është me shqiptarët dhe kundër pushtuesve sllavë të territoreve Shqiptare. Pse nuk e di Vuçiç që ata kanë ardhur në Gadishullin tonë në shekullin e VII të erës sonë.

Dhe këta kanë qenë dëmprurësit më të mëdhenj të popullit shqiptar; por tani ne shqiptarët jemi në ofensivën e rimarrjes së të gjitha territoreve tona arbërore që janë territoret e banuara sot nga shqiptarët autoktonë të Gadishullit Ilirik.

Dhe Vuçiç prandaj gënjen dhe sheh ëndrra me sy hapur për Kosovën.

Gënjen gjatë gjithë ditës Vuçiç; por askush nuk e beson në Evropë dhe në Amerikë.

Pse, e ka harruar Vuçiç që për çëirimin e Kosovës NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar Beogradin; bombardim ky që bashkë me UÇK-në e famshme të shqiptarisë së re, çliroi Kosovën nga pushtimi sllav?

Po çfarë po kërkon sot Vuçiç?

Ai është një i çmendur se mendon që duke përsëritur kërcënimet e tij foshnjarake do të largojë studentët dhe punëtorët e Serbisë nga protestat masive që kanë rinisur kërkesën për rrëzimin e tij.

Dhe për Aleksandër Vuçiç, shenjat janë që ai do të rrëzohet.

Por ne shqiptarët as që pyesim fare per këta të ardhur ne Evropë nga stepat në shekujt e parë të kohës sonë; kur ne shqiptarët ishim zotër të Gadushullit Ilirik që në kohën e Perandorisë Romake.

Ky ka qenë në fakt superioriteti ynë historik me fqinjët tanë që shohin ëndrra e janë lodhur kot kundër shqiptarisë.

Edhe sot kështu po vërtiten kot së koti e fare kot. Dhe koha jonë do ta sjellë sërish shqiptarinë tërësisht në kohën e saj.

Janë dy shtete shqiptare sot në Ballkan; dhe koha do të shkojë edhe më tepër në favorin e shqiptarisë që tani ajo ka rilindur dhe po kërkon me sukses historik vetveten historike.

Askush nuk e prek dot Kosovën, sepse luftën e Natos e kanë në prag. Por ata po bërtasin jo për të ne trembur ne shqiptarët, por për të mposhtur protestat e nëdha kundër Aleksandër Vuçiçit në Beograd

Por duhet ta kenë të qartë që Kosovës dhe Shqipërisë ata nuk i prekin dot as një qime floku.

Se kjo ëshrë tani historia e shqiptarisë që ka riardhur në histori me dy shtete shqiptarësh në Gadishullin Ilirik dhe do të vijojë drejt historisë reale të Arbërisë së bashkuar.

Prisni dhe shikoni…

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu