Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund të jetë objektivi i tyre. Deklaratën e dha për televizionin Prva, duke theksuar se gjatë ditëve dhe javëve të fundit në Serbi janë marrë informacione të ndryshme nga organet e sigurisë dhe inteligjencës, për të cilat publiku nuk është njoftuar.

“Aktualisht jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, të cilët e dimë se janë në qytet dhe nuk kemi mundur t’i gjejmë prej tre ditësh. Shpresoj se do të arrijmë ta bëjmë këtë. Kush janë ata dhe cilat janë objektivat e tyre – do ta shohim. Por dimë se kanë ardhur, dimë edhe nga kanë ardhur paratë, dhe besoj se shërbimet kompetente do të arrijnë ta zgjidhin këtë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ekziston “vetëm një mënyrë për t’i mundur ata” dhe se çfarëdo ndryshimi i pushtetit nuk ofron zgjidhje.

“Kjo është rruga e tyre e vetme, nuk kanë tjetër mënyrë. Nuk mund të dobësojnë vullnetin tim, nuk mund të më mundin në zgjedhje dhe e dinë shumë mirë këtë”, shtoi ai.

Ai vlerësoi komentoi edhe tubimin në Novi Sad më 1 nëntor.

“Ata e bëjnë këtë për shkak të parave, jo për ide ose ideologji, sepse ato nuk i kanë. Por më pas nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë”, theksoi Vuçiq.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu