Vuçiq hesht për vizitën e kreut të CIA-s në Beograd

Para se të arrinte në Prishtinë, në Beograd ishte edhe drejtori i CIA-s. Sikur të mos ishte, sepse qeveria serbe heshti për vizitën e William Burns.

Në Bosnje dhe Herzegovinë, fotografi të kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane dhe informacion publik që ai u takua me kreun e shërbimeve të sigurisë atje, si dhe me anëtarë të Presidencës së BiH.

Në Kosovë përveç fotografive ka edhe video. Shefi i CIA-s, William Burns, fillimisht u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ndërsa një ditë më pas me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan N1.

Në Serbi as fotografi, as video dhe nuk është sikur na ka anashkaluar oficeri i parë amerikan i inteligjencës. Se ai ishte – është një sekret i hapur. Por, askush nga autoritetet nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon këtë informacion.

Vetëm media propagandistike e qeverisë po pyet se çfarë po bën CIA? Dhe këtu është përgjigja “drejtori i shërbimit inteligjent amerikan po vrapon nëpër Ballkan duke bërë plan për rrëzimin e Vuçiqit”, është titulli i tabloidit “Informer”.

Edhe pse duket gjithnjë e më shumë si një plan për ta ndalur Milorad Dodikun, në të cilin mund të ndihmojë edhe Vuçiq. Sepse nuk është sekret – një nga arsyet e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë është retorika separatiste e Milorad Dodikut.

“Tung BiH, mirëpres shkëputjen e RS. RS dhe populli serb në këto zona nuk kanë asnjë shans për të jetuar në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik në tetor të vitit 2020.

Dhe në prill të këtij viti, ai tha se “Serbia është vendi ynë dhe nëse do të ishte drejtësia e Zotit, e natyrshme, kushtetuese dhe çdo drejtësi tjetër, ne do të ishim pjesë integrale e Serbisë. Nuk do të ishim në këtë m.. të quajtur Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Dhe më pas vetë Dodik, për shkak të deklaratave të tilla, u gjend në të njëjtën gjendje, ndaj pas vizitës së kreut të CIA-s, ndryshoi fjalët, transmeton Telegrafi.

“Republika Serbe kurrë nuk e ka kontestuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe shkëputja nuk ka qenë kurrë politika jonë”, tha këto ditë Dodik.

Dhe sa më shpejt aq më mirë, këtu është Dodik tek Vuçiq. Nuk ka asnjë video, por vetëm fotografi në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë dhe vlerësimin se biseda me Dodikun ka qenë shumë e mirë.

“Takimi ka qenë i dominuar nga temat ekonomike, por kemi bërë edhe një analizë të përbashkët të kushteve globale dhe rajonale”, tha Vuçiq.

Dhe çfarë thonë rrethanat globale? Çfarë do të thotë kur presidenti i Serbisë një ditë pret ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe ditën tjetër takohet me ambasadorin rus, ndërkohë hesht për ardhjen e njeriut të parë të CIA-s amerikane dhe më pas ai në një rrjet social bën të ditur se, siç thotë ai, shërbëtorët politikë të Dragan Sholakut duan ta vrasin.

“Ata arritën deri në atë pikë sa më në fund u kujtuan ato që u kisha thënë gjatë gjithë kohës, ata erdhën me idenë se për të zbatuar revolucionin, duhet të më vrisnin mua. Shumë herë u kanë thënë se kjo është zgjidhja e tyre e vetme, sepse nuk do t’i fitojnë kurrë zgjedhjet”, tha Vuçiq.

“Presidenti ka një lehtësi të tillë në jetën politike, saqë mund t’u tregojë ndjekësve të tij çdo gjë dhe t’u fshehë pothuajse gjithçka. Pra, ai ndan një nivel të caktuar informacioni për ta në median e tij, mund të nivelizojë sa dhe çfarë do të dëgjojnë, kështu që është një ëndërr goebelsiane që Vuçiqi e ka arritur. Më vjen keq që duhet të përdor shprehjen ‘Gebelsian’, por është me të vërtetë një pozicion i ëmbël për një diktator në ngritje”, tha politologu Mladen Mrdalj.

Për këtë arsye, thotë bashkëbiseduesi ynë, ne vetëm mund të spekulojmë.

A ka ardhur drejtori i CIA-s për të kërcënuar, se nëse jo, ka ardhur për të bashkëpunuar.

Dhe ky, për narrativën e SNS-së, është një skenar më i keq se ky i pari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump pas takimit me Zelenskyn dhe liderët europianë: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

Lajm në zhvillim22:26 – Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhjePresidenti amerikan, Donald Trump, tha se javët në...

Si u fut “Srpski svijet” në Severnën e Vredit dhe të Mickos?

A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e "srpski svijet" në Severnën e VREDI- dhe të Mickos? Shqiptarët duhet të shqetësohen nga "srpki svijet"...

Dita e Ushtrisë në Shkup, Kryeministri Mickoski provokon Greqinë, flet për Maqedoninë pa përmendur Veriun

Është pikërisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shkaktuar këtë situatë pasi përdori emrin e Maqedonisë, por pa përmendur Veriun....

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu