Vuçiq flet me krenari për vizitën në Moskë, do të takohet me Putinin

Vuçiq flet me krenari për vizitën në Moskë, do të takohet me Putinin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Moskë më 9 maj, ku do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita ndodh pikërisht në Ditën e Evropës.

Në një paraqitje në TV Pink, Vuçiq tha se do ta përfaqësonte “me krenari Serbinë” në përkujtimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ai shtoi se ndoshta do të udhëtojë i vetëm në kryeqytetin e Rusisë dhe se për këtë “do të marrë të gjitha goditjet e botës, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”.

Ai njoftoi se do të diskutojë marrëveshjen e re të gazit me presidentin rus, si dhe të ardhmen e Industrisë Serbe të Naftës (NIS), e cila kërcënohet nga sanksionet amerikane për shkak të pronësisë ruse.

“Ne duhet të nënshkruajmë marrëveshjen e gazit deri më 30 maj. Ne duhet të zgjidhim çështjen e kompanisë së naftës. Ne duhet të diskutojmë gjithashtu të gjitha temat e tjera,” tha Vuçiç.

Ai paralajmëroi edhe vizitën e Komisioneres për Zgjerim të BE-së Marta Kos në Beograd në fund të prillit dhe shprehu shpresën se para se të niset për në Moskë do të ketë mundësi të bisedojë me përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe lidershipit amerikan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu