VLEN: Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN i ka reaguar Frontit Evropian të cilët sot deklaruan se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë dhe badenter. Ata thonë se kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, BDI përpiqet të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng.

“Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.
Nuk mundet dhe nuk duhet që shkuarja në opozitë e BDI-së të përfaqësojë problem për mbijetesën e shtetit. Kjo është tërësisht e papërgjegjshme dhe qyqare.
Prandaj ju bëjmë thirrje të ndalen duke turpëruar shqiptarët dhe luftëtarët e lavdishëm të UÇK-së. Nuk është fundi i botës nëse shkojnë në opozitë. Garantojmë që nuk do të ketë hakmarrje politike, por vetëm përgjegjësi fer dhe të drejta në procedurat gjyqësore”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu