Ali Ahmeti: Tirana e 2024 nuk njihet me atë të vitit ’91, transformimi i saj gëzon çdo shqiptar

Kryetari i BDI-së së Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti mori sot titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve. Ali Ahmeti tha se ky transformim dhe zhvillim i Tiranës gëzon jo vetëm atë, por edhe çdo shqiptar.

“Unë e njoh Tiranën e ‘91, dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024. Humbem në Tiranë, nuk e di ku jam. Është një Tiranë tjetër. Krejtësisht! Dhe kjo më gëzon mua, gëzon çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Unë do të doja t’ju falenderoj shumë për këtë nder. Do të perpiqem, Erion, të jem qytetar i disiplinuar. Çfarëdo aktiviteti që ju keni, unë do të jem pjesëtar, se tani është dhe qyteti im. Këtë nder unë e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, patriotët, të burgosurit politik në shtetin tim dhe Kosovë”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së së Maqedonisë së Veriut deklaroi se Tirana ka qenë edhe shtëpia e bashkëluftëtarëve të tij që dhanë jetën për kombin. “Kjo është Tirana e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, po kjo është Tirana edhe Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt, që si djalin e vet e ka mbajtur nëna Dritë”, tha Ahmeti.

lajmet e fundit

Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Gjithmonë i kam thirr presidentët të Maqedonisë të vijnë në Bullgari, për shkak se rruga e tyre për në Bruksel kalon nëpër Sofje. Shpresoj...

Kryetari i Gjykatës Administrative: Nuk ka presion mbi gjyqtarët që shqyrtojnë paditë për parregullsi në zgjedhje

Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, në një konferencë për media sonte ka mohuar akuzat se ka bërë presion ndaj gjyqtarëve në Këshillin Gjyqësor...

Vjaza e Shyhretes, Engjellusha i jep fund beqarisë

Familja Salihu sonte kanë festë. Kjo sepse Engji po i jep fund beqarisë. Në media po flitet se ajo po fejohet me Mërgim Riza i cili...

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Ish-ministrja dhe deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë, ka kritikuar Bashkimin Evropian për...

Ramush Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu