VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

“Fundjava e Pastrimit” është më shumë se një aksion simbolik, pasi paraqet një reflektim të vlerave evropiane në praktikë. Përgjegjësi qytetare, angazhim kolektiv dhe përkushtim për një të ardhme me mjedis më të pastër. Në këtë nismë të dobishme, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë, përfshirë zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe drejtues të tjerë të subjektit VLEN.

Por ky aksion nuk është fundi është vetëm fillimi. Sepse ky vit nuk është vetëm për pastrimin e hapësirave publike, por për pastrimin e skenës politike! Ne po hyjmë në vitin e pastrimit të madh ku qytetarët do të kenë mundësinë të largojnë mbeturinat politike që kanë bllokuar zhvillimin e vendit për vite me radhë. Fosilet e BDI-së, që kanë ngelur në pushtetin lokal pa asnjë vizion, do të dërgohen atje ku e kanë vendin, në histori, tek bashkëpartiakët e tyre në opozitë që të reformohen apo reciklohen.

– Reklamim –

VLEN do të jetë zëri i ndryshimit në çdo komunë shqiptare. Ne ofrojmë alternativa konkrete të mirëqeverisjes si në pushtetin qendror ngjashëm edhe në atë lokal. Nuk kërkojmë thjesht pushtet, kërkojmë pastrim të thellë, të vërtetë dhe të qëndrueshëm.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen me këtë energji të re. Nga rrugët e pastra, në institucione lokale të pastra. Nga fundjava e pastrimit, drejt një viti të pastrimit politik.

Koha e fosileve mbaroi, koha e VLEN sapo ka nisur!”, thuhet në komunikatën e VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu