VLEN: Me ne, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve!

Ka kaluar gati një vit që kur subjektit të përkushtuar politik VLEN iu besua të qeveriste dhe të sillte ndryshimet që qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i kanë kërkuar me kaq këmbëngulje dhe me të drejtë. Gjatë kësaj periudhe, VLEN ka dëshmuar përmes punës dhe veprave se është një koalicion i së vërtetës, përkushtimit dhe progresit. Kështh thuhet në ragimin e koalicionit VLEN, duke shtuar se në të njëjtën kohë, “BDI non grata, partia që për dy dekada shkatërroi besimin, bllokoi shpresat dhe abuzoi me pushtetin, nuk ndalet së përhapuri gënjeshtra, frikë dhe propagandë”.

Nga koalicioni në pushtet thonë se para se VLEN të merrte pushtetin, BDI non grata u përpoq ta trembte popullin me gënjeshtra se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të shfuqizohej, se ndërtimi i Korridorit 8 do të ndalej dhe se do të vinte regres dhe kaos institucional.

“Sot, pas gati një viti qeverisjeje të VLEN-it, çdo qytetar mund ta shohë qartë: asnjë nga këto gënjeshtra nuk qëndroi. Ligji për Gjuhët është më i garantuar se kurrë. Korridori 8 është në rrugën e duhur me standarde të larta dhe pa skandale korrupsioni. Reformat po ecin përpara dhe shqiptarët janë një pjesë e denjë e institucioneve. Gënjeshtrat e BDI non grata u lanë pas dore. Ajo që ka mbetur prej saj është vetëm një zë i dëshpëruar opozitar që jeton me frikën e drejtësisë dhe kujtimin e pushtetit që përdori për pasurim personal”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu