VLEN: Historinë e shkruajnë fitimtarët, jo të mundurit

Ahmeti u mund më 8 maj dhe tani po vjen një kapitull i ri në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ajo histori e re do të shkruhet nga VLEN, si fitues në kampin e pastër politik shqiptar. Koha e regjimit të 22 viteve të BDI-së, dy herë me LSDM-në dhe një herë me VMRO-DPMNE-në, përfundimisht ka mbaruar.

Partitë që menaxhojnë komunat shqiptare si Tetova, Gostivari, Çairi, më së paku mund të jenë të dobëta ose të papërgatitura. Na vjen keq që Ahmeti ende lufton të pranojë realitetin se do të jetë opozitë. Mirë do të ishte që ai t’u shpjegonte votuesve të tij nëse është e vërtetë që i ka ofruar Mickoskit të zgjedhë vetëm 4 ministri që do t’i jepte të gjithë Frontit Evropian pa kryeparlamentar, për të hyrë në qeverinë e tij në vend të VLEN-it?

Të shohim kush janë ata që paturpësisht gjunjëzohen për të hyrë në Qeveri me ata që në fushatë i akuzuan se punojnë për Putinin dhe Rusinë?

Sinqerisht vlerësojmë që Ali Ahmeti duhet të ndalojë së shkatërruari atë pak që ka mbetur nga miti i personazhit të tij dhe veprës nga viti 2001, pas aferave me “Soravian” dhe bizneset e kazinove. Është e papranueshme që një njeri që 25 vjet më parë luftoi për të drejtat e shqiptarëve, tani të shkaktojë urrejtje te shqiptarët vetëm për t’i dhënë amnisti zyrterëve të tij të korruptuar. Është e turpshme, është poshtëruese! Nuk ka asgjë tragjike të jesh në opozitë. Le të reformohen, le të përshtaten me kohët moderne të shekullit 21-të dhe le të presin një shans në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu