VLEN: Gjetëm një sistem shëndetësor në kolaps! BDI: Taravari, Sali e Mexhiti ishin ministra të Shëndetësisë

Nga koalicioni VLEN u lavdëruan për punën e bërë në dikasterin e shëndetësisë në ekzekutiv. Thonë se ka rritje historike në buxhetin e shëndetësisë këtë vit arrin mbi 540 milionë euro. Por, nga koalicioni në pushtet, ankohen se qeveritë paraprake e kanë lënë sistemin para kolapsit.

“Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro. Me çka buxheti i këtij viti në institucionet publike shëndetësore do të jetë rreth 540 milionë euro. Për ta qartësuar më shumë, nëse vitin e kaluar buxheti ishte diku rreth 27 miliardë denarë, tani është diku rreth 33,2 miliardë denarë ose rreth 540 milionë euro. Nga kjo gjë lirshëm secili qytetarë do ta kuptojë angazhimin tonë me vepra dhe jo me fjalë boshe. Nuk mund të tregohet brengosje e përpjekje për përmirësim të gjendjes nëse vazhdohet me avazin e njëjtë. Ata që pushtetin e kishin bërë shpellë e strehë vepronin me praktikat e njëjta. Si pasojë e kësaj gjetëm një sistem shëndetësor të kolapsuar. Prandaj, ne po ndryshojmë qasjen në veprim. Ne po veprojmë me përgjegjësi të plotë dhe me hapa konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor. Fjalët boshe po ia lëmë opozitës pa vizion e me bagazh korruptiv, punët për qytetarët i kemi marrë ne përsipër”, thonë nga VLEN.
U përgjigjën nga Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se shqiptarët nuk kanë kujtesë të shkurtër, ndërkaq theksojnë se ndër vite, dikasteri i shëndetësisë është udhëhequr pikërisht nga ministri që vijnë nga parti që janë pjesë e VLEN-it.

“Partitë e të a.q Vlen pretendojnë se gjetën një sistem shëndetësor të rrënuar, por e vërteta është e qartë: për ato vite, ministria e Shëndetësisë ka qenë në duart e partive të këtij koalicioni! *Arben Taravari (2017) – A la ndonjë reformë pas? Apo përdori postin vetëm për interesa politike personale? * Bekim Sali (2022-2023) – A nuk ishte ky ministër i VLEN që premtoi ndryshime dhe la pas një shëndetësi edhe më të degraduar? *Fatmir Mexhiti (2023-2024) – Ishte ministër deri para disa muajsh! Si mund të flasë për një sistem të shkatërruar kur ai vetë e drejtoi? Ky nuk është vetëm mashtrim, por një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve! Kush e solli shëndetësinë në këtë gjendje? A nuk ishin vetë ata që sot shtiren si shpëtimtarë? Shqiptarët nuk harrojnë!”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu