VLEN do të ketë shtatë zëvendësministra – Nga ASh, Elfete Ismaili në Mbrojtje, Flakron Bexheti në Bujqësi

Partitë dhe koalicionet politike tanimë i kanë caktuar emrat e eshalonit të dytë, respektivisht zv.ministrave me të cilët do të marrin pjesë në Qeveri. Koalicionit VLEN i takojnë shtatë zv.ministri. Siç njoftoi kreu i ASH-së Arben Taravari, nga partia e tyre Elfete Ismaili do të emërohet zv.ministre e mbrojtjes ndërsa Flakron Bexheti zv.ministër i bujqësisë.

“Për VLEN-in e di se ka shtatë zv.ministra. E di se Aleanca për Shqiptarët e ka bujqësinë dhe mbrojtjen. Unë i tregoj të Aleancës për Shqiptarët se i kemi kaluar në kryesi qendrore. Zv.ministre për mbrojtje do të jetë znj.Elfete Ismaili dhe zv.ministër për bujqësi do të jetë z.Flakron Bexheti”, tha Arben Taravari.

Më tej, në kuadër të VLEN, për zv.ministre të sportit është propozuar Safije Sadiki Shaini dhe për zv.ministër të arsimit, Lulzim Aliu, që të dy nga radhët e Alternativës. Lëvizjes Besa do t’i takojë vetëm një zv.ministri, ajo e Kulturës. Për atje është propozuar Sedat Sulejmani. Ndërkaq Lëvizja Demokratike ka marrë zv.ministrinë e Transportit dhe Lidhjes dhe Punëve të Brendshme.

“Brenda VLEN-it, dy zv.ministra i kanë takuar Lëvizjes Demokratike dhe kemi propozuar z.Muhamet Ameti për punë të brendshme dhe znj.Kaltrina Zekolli për në ministri të transportit”, deklaroi Mexhiti.

Në kuadër të zv.ministrave, Lëvizja Znam do të udhëheqë me ministrinë për Transformim Digjital dhe me ministrinë e Energjetikës dhe Minierave.

“Për zëvendësministër e Energjetikës dhe Minierave, z. Miroslav Labudoviq. z. Labudoviq ka një diplomë master në inxhinieri elektrike dhe teknologji informative. z. Radoslav Nastasieviq propozohet për zëvendësministër për transformim dixhital. z. Nastasieviq Varxhiski ka diplomë master në shkencat ekonomike”, tha Nikolla Memov, zëdhënës i ZNAM.

VMRO DPMNE ende nuk i ka bërë të ditur emrat, por burime partiake bëjnë të ditur se ish-kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski, do të jetë zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa ish-deputetja Ane Lashkoska është propozim për zëvendësministre të ekologjisë. Gjoko Velkovski me gjasë duhet të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, ndërsa Zoran Dimitrovski nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit duhet të zërë postin e zëvendësministrit në MPJ.

Eshaloni i dytë pritet të votohet sapo të kthehet delegacioni qeveritar me në krye kryeministrin Hristijan Mickoski nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht nga 20 deri më 23 korrik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu