VLEN dhe loja me qytetarët: ‘I ndalëm’, ‘do t’i ndalim’ – por lojërat e fatit online jo vetëm që nuk po ndalen, VLEN po i legalizon

Premtimet e bujshme të grupimit VLEN dhe të qeverisë për ndalimin e plotë të lojërave të fatit online duket se nuk kanë pasur kurrë mbështetje reale. Edhe pse u tha se ato do të ndaloheshin 100% brenda vitit të parë të qeverisjes, realiteti është krejt tjetër: jo vetëm që nuk janë ndaluar, por me projektligjin e ri për Lojërat e Fatit po përgatitet legalizimi dhe garantimi i funksionimit të tyre.

Ky projektligj, që po përgatitet nga Ministria e Financave dhe është mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe VLEN, parasheh që licencat për lojërat e fatit online të jepen për një periudhë 6-vjeçare, njësoj si në të kaluarën. Kjo tregon qartë mungesën e vullnetit politik për ndalimin e këtij fenomeni që prek qindra familje dhe komunitete.

Jo vetëm kaq, por ligji i ri nuk përmban masa të forta mbrojtëse për qytetarët. Sipas dokumenteve të paraqitura:

Nuk ka mekanizma të pavarur ankimi për vendimet e autoriteteve;

Nuk përcaktohet një afat i qartë për shqyrtimin e aplikimeve për licencë;

Lejohet revokimi arbitrar i licencave pa të drejtë rishqyrtimi të drejtë;

Nuk ka mekanizma efektivë për verifikimin e moshës apo përjashtimin e personave me varësi të diagnostikuar nga lojërat e fatit.

Për më tepër, projektligji nuk ofron garanci për mbrojtjen e të dhënave personale: mungon një afat i qartë për ruajtjen e tyre, nuk garantohet e drejta për fshirje apo transferim të të dhënave, dhe as ndalimi i ndarjes së tyre me palë të treta.

Në vend të ndalimit të premtuar, po krijohet një sistem që synon të monopolizojë tregun, duke favorizuar kompani të lidhura me pushtetin aktual – në shumë raste të dyshuara si në pronësi të fshehur të njerëzve të afërt me qeveritarët.

Kjo është “dhurata” që VLEN i ka ofruar shqiptarëve: jo ndalim të lojërave të fatit online, por një formë e re legalizimi që, në vend të mbrojë qytetarët, i ekspozon edhe më shumë ndaj pasojave sociale dhe ekonomike të tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar...

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu