VLEN: Bujar Osmani ka dështuar në krye të MPJ-së dhe do të largohet me turp

Partitë opozitare shqiptare në një kumtesë për media thonë se kandidati për president Bujar Osmani, njëherit edhe ministër i jashtë, “do të largohet me turp pasi udhëheqja diplomacisë së vendit nga ana e tij, do të mbahet mend për dështime”. Nga VLEN thonë se Osmani vizitën e parë si ministër i Jashtëm e realizoi në Beograd, e jo në Tiranë.

“Për vite me radhë gënjeu qytetarët në emër të integrimeve evropiane kur në fakt e dinte mirë se nuk do të arrijë t’i sigurojë numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Dështoi t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE si ministër i jashtëm, ndërsa vazhdon pa pikë turpi të kërkojë vota për president për ta bllokuar sërish rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.

“Vizitën e parë si ministër për punë të jashtme e realizoi në Beograd, jo në Tiranë apo Prishtinë e as në Uashington apo Bruksel. Kjo është simbolikë që tregon për rëndësinë që ai u dha raporteve me shtetet tona me të cilat na bashkon kombi ynë i përbashkët, na bashkon shqiptaria”.

“Nuk pati asnjë vizitë bilaterale në Prishtinë, po atje ishtevetëm si kryesues i OSBE-së apo në kuadër të ndonjë vizite partiake. Si ministër i jashtëm, mbi të gjitha si shqiptar, në një situatë normale do duhej të ishte zë shtesë në arenën ndërkombëtare për avokimin e çështjeve të shteteve shqiptare. Përjashtues ndaj delegacioneve shqiptare në organizimet në arenën ndërkombëtare. Sillej në mënyrë zyrtare sikur mos të ishte shqiptar e sikur mos të njihte delegacionet që përfaqësonin Kosovën. Inatet partiake nuk harronte t’i shfaqte edhe duke shfrytëzuar petkun e pozicionit në arenën ndërkombëtare, ku u bë ministri i vetëm i NATO-s që shtrëngoi duart me Lavrovin”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu