Kumanovë, “Turma kërkon ‘Maqedoni të pastër’ – Mickoski i pranishëm, VLEN bën sikur s’pa”

Provokime të ulëta në Kumanovë: Shqiptarëve u shanë në kor në prezencë të qeverisë – Mickoski hesht!

Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, ndodhi një akt i turpshëm që ka tronditur opinionin shqiptar. Në prezencë të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përfaqësuesve të koalicionit VLEN, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë, turma e tifozëve maqedonas shpërtheu në sharje dhe fyerje të rënda ndaj shqiptarëve.

Në kor, u dëgjuan britma që fyenin nënat, familjet, origjinën, fisin dhe farën e shqiptarëve. Kjo nuk ishte thjesht një sjellje e turmës – ishte një mesazh i qartë urrejtjeje etnike, që në çdo vend normal do të dënohej menjëherë nga krerët institucionalë. Por çfarë ndodhi? Kryeministri Mickoski heshti. Edhe pasi dhjetëra qytetarë panë e dëgjuan gjithçka live, edhe pasi u bë e qartë se kjo ishte gjuhë urrejtjeje e organizuar – Mickoski qëndroi si spektator.

Nuk është rastësi. Vetëm pak ditë më parë, po ky Kryeministër ndezi tensionet etnike me shprehje si “kaur”, duke luajtur me zjarrin e identiteteve në një vend që ka kaluar nëpër shumë plagë etnike. Dhe si duket, përgjigja ndaj kësaj nxitjeje erdhi me britmat raciste për një “Maqedoni të Pastër” – pa shqiptarë.

Redaksionale:
Le të jemi të qartë – kjo nuk është çështje sporti. Është çështje shteti. Është dështim total i institucioneve për të ndalur një frymë që rrezikon bashkëjetesën, paqen dhe vetë stabilitetin e rajonit. Të dëgjojmë thirrje fashiste në zemër të Kumanovës dhe të mos reagojë askush nga pushteti është një alarm i kuq.

Për shqiptarët që ishin në sallë, për ata që e panë nga mediat, për të gjithë qytetarët që besojnë në bashkëjetesë – heshtja e pushtetit flet më shumë se çdo fjalë.

Qetësia është zgjedhje. Por ajo nuk do të thotë nënshtrim. Duhet reagim. Duhet dënim. Duhet një qëndrim i qartë ndaj gjuhës së urrejtjes që po merr hov dhe po mban erën e Serbisë së viteve ‘90 – madje edhe më keq.
23dd5b80-e7b4-4c4a-897d-24cbb0b9b62b

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu