VLEN: BDI e frikësuar deri në palcë

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se pas çdo takimi në Reçicë të vogël, mund të riafirmohet një konkludim- BDI është e frikësuar deri në palcë.

“Ata po i shesin mjegull anëtarësisë së ndershme se janë një lloj vizionarësh, kur në fakt janë të përmbytur nga ajo që vijon. Si në çdo krizë që ka përjetuar, BDI ka tendencën e zakonshme për të përdorur Marrëveshjen e Ohrit si mburojë për krimet dhe dështimet. Kjo shprehi e BDI-së tashmë qartë lexohet. Çdoherë kur ata thonë ‘Marrëveshja e Ohrit’ dhe ‘legjitimieti’ nënkuptojnë defokusim për t’i shmangur temave për skandale korruptive dhe përgjegjësisë gjatë regjimit 22 vjeçar.

Fati në fatkeqësi është se shqiptarët tashmë janë të vetëdijshëm për këtë manipulim dhe po e vështirësojnë retorikën e vjetër të BDI-së, prandaj edhe pasi që panë se tezat e tyre të rrejshme në mbrojtje të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nuk kishin mbështetje te shqiptarët, filluan të mohojnë destabilizimin”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Ata shtojnë se ata që ikën nga gara etnike dhe kaluan në konceptin qytetar tani kot derdhin lot krokodili dhe përpiqen të asgjësojnë votat e përkatësive të ndryshme etnike dhe të kontestojnë vullnetin e 107 mijë shqiptare, për të mbrojtur interesat e tyre të imta personale e partiake.

“Dështimet politike, korrupsionin e orkestruar dhe pasurimin e paligjshëm, nuk mund ta mbuloni as me deklarata propaganduese, as me blerje të ekspertizës, as me krijimin e situatave politike. Apo me fjalë të tjera, as me Marrëveshje të Ohrit e as me promovimin e marrëveshjeve të reja!

Rikujtojmë që ju humbët në zgjedhje pikërisht për shpërndarje të demagogjisë, sepse teksa flisnit për integrim në BE, veprimet tuaja anti-demokratike ishin arsyeja kyçr që e mbajti vendin peng nga integrimi. Populli e kuptoi që ju me deklarata për BE po mbroni karriget dhe xhepat tuaj, ndërsa tani me deklarata për legjitimitet po mbroni funskionarët e zhytur në korrupsion për tu përballur me drejtësinë.

Është koha të reformoheni dhe të shfrytëzoni opozitën për të bërë reforma kadrovike, programore dhe pragmatike. Karta e Marrëveshjes së Ohrit nuk ju kalon. VLEN është garanca e çdo shqiptari në këtë qeveri ndaj nuk lejon që të mbani peng shqiptarët për të shpëtuar strukturën kriminale të BDI-së. Përgjegjësia është e pashmangshme”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu