Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e Bërvenicës Haqim Ramadani duke mos e mbështetur atë fare në raundin e dytë në një garë të vetme kundër të gjithëve , është e kundërta për mërgatën shqiptare që po mobilizohen të vijne për të mbështetur kandidatët me taban kombëtarë.
Mërgata shqiptare po tregon një mobilizim të dukshëm në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Një numër i madh bashkatdhetarësh janë nisur nga Zvicra dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore për të marrë pjesë në votime dhe për të mbështetur kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, njofton Tetova Sot.

Fluturime të plota nga aeroportet zvicerane po transportojnë qindra mërgimtarë që synojnë të kthehen në vendlindje për të dhënë votën e tyre, në një valë që po shihet si shprehje e lidhjes së fortë kombëtare dhe qytetare me Tetovën.

Ndërkohë, në skenën politike shqiptare po vërehen përçarje. Kandidati i VLEN-it për një mandat të dytë në Tetovë, Bilall Kasami, është kritikuar për mungesë mbështetjeje ndaj bashkëpartiakut të tij, Haqim Ramadani, kandidat në Komunën e Bërvenicës, i cili po përballet i vetëm në garën e raundit të dytë.

Në të kundërt, mërgata shqiptare po shfaq një unitet të rrallë duke mbështetur kandidatët që, sipas tyre, përfaqësojnë vlera kombëtare, moral politik dhe drejtësi shoqërore.

Pritet që deri të dielën, në Tetovë të mbërrijnë mijëra bashkatdhetarë, të cilët shihen si faktor vendimtar në përcaktimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu