Visar Ymeri: Kosova nën sanksione, nënkupton se imazhi ndërkombëtar s’është i mirë

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se nuk mund të flitet për një imazh të mirë ndërkombëtar kur Repbulika e Kosovës është nën sanksione nga Bashkimi Evropian.“Kosova është nën sanksione, kjo nënkupton që imazhi për Kosovën nuk është i mirë”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka potencuar se kritikat ndërkombëtare për Kosovën, që vijnë nga SHBA-ja dhe vendet anëtare të BE-së, janë të paprecedenta dhe kanë të bëjnë me sjelljen e Qeverisë Kurti.Për më tepër, Ymeri e cilësoi rritjen e korrupsionit qeveritar si një tjetër shqetësim.
Sipas tij, raportet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së (DASH) theksojnë çdo vit përkeqësimin e situatës me korrupsionin, duke përfshirë edhe kufizimin e lirisë së shprehjes në vend.Ai ka theksuar gazetarët po hasin vështirësi të mëdha në punën e tyre për shkak të sjelljes së qeverisë, përfshirë linçimin publik.
“Në raportin e DASH-it theksohet për çdo vit që ka rritje të korrupsionit qeveritar, edhe që ka cungim të lirisë së shprehjes, të gjitha raportet e thonë që në Kosovë po vështirësohet puna e gazetarëve për shkak të sjelljes qeveritare, prej linçimit publik”, ka deklaruar Ymeri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu