Viktor Orban: Liberalët duan ta kthejnë Evropën në perandorinë e tyre botërore, Brukseli është Meka e tyre e re

Kryeministri hungarez Orban tha se liberalët e SHBA-së po dynden drejt Evropës pasi për ta Brukseli është Meka e tyre e re. Ai tha se liberalët nuk tërhiqen nga plani i tyre për të kthyer Evropën në perandorinë liberale globale.

Teksa fliste në një takim në kryeqytetin e vendit Budapest, Orban tha se liberalët iu prezantuan qytetarëve të Evropës me planin se liberalizimi dhe braktisja e vlerave tradicionale, konservatore të krishtera do sillte mirëqenie e konsum pa kufi për të gjithë.

Pasi kjo nuk eci, ata donin ta kthenin Evropën në vendin e hapjes dhe pranimit dhe tashmë kanë dalë më planin e fundit për ta bërë në qendër të perandorisë liberale botërore.

“Liria nuk kërcënohet nga jashtë, por po sulmohet nga brenda dhe gjithkush mund të shohë se diçka po shkon keq. E gjithë struktura po lëkundet dhe po shembet. Nevojitet ndryshimi dhe gjërat nuk mund të ecin më siç janë. Madje edhe kundërshtarët tanë e dinë këtë. Miqtë e mi ka dy plane në tryezë.

Njëri është plani liberal për Evropën, tjetri është plani atdhetar. Plani liberal e sheh të vjetrën, konservatoren, Evropën e rrënjosur kulturalisht të krishterë si të dalë mode, ata duan të largohen prej saj, ta kapërcejnë atë. Për dekada të tëra ata kanë qenë duke punuar për të fabrikuar një identitet të ri për të zëvendësuar krishtërimin dhe kombin. Fillimisht, dhe këtë e mbaj mend mirë, ata erdhën me premtimin për mirëqenie, le t’i braktisim traditat thanë ata, dhe Evropa do shndërrohet në vendin e lumturisë dhe konsumit të të pakufishëm.

Kjo nuk funksionoi, kështu që shpikën një ide tjetër. Evropa do jetë kontinenti i hapjes dhe pranimit. Më pas përfunduam në një pikë kur ndeshja e futbollit Belgjikë-Izrael duhet të luhej në Budapest në vend se të luhej në Bruksel. Tani për fitores së Trump-it ka lindur një ide e re. Evropa duhet të jetë bastion i fundit i perandorisë liberale globale. Liberalët po ikin nga Amerika drejt Brukselit. Pas Uashingtonit, Brukseli është bërë Meka e tyre e re” – tha Orban.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu