Veteranët i kërkojnë Qeverisë angazhim serioz për lirimin e Blerim Ramadanit

Familjarët dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përvjelë mëngët dhe t’i bëjë presion Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta lirojë ish-luftëtarin ferizajas, të arrestuar javën e kaluar bazuar në një fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.

Në protestën e organizuar nga dega e OVL së UÇK-së në Ferizaj në sheshin “Dëshmorit e Kombit”, kryetari i kësaj dege, Rafiz Sejdiu, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se nuk po bën asgjë për lirimin e Ramadanit, i cili po mbahet në një burg në Tetovë sipas pretendimeve të Serbisë se ka kryer “krime lufte kundër popullatës serbe” në rajonin e Ferizajt në verën e vitit 1999, shkruan TV Tema.

“Gjithashtu apeloj te Qeveria e Maqedonisë të korrigjojë gabimin e bërë, në mënyrë që të ruhen raportet e mira fqinjësore, në të kundërtën do të mbajnë përgjegjësi për përkeqësimin e këtyre raporteve”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se protesta ishte vetëm hapi i parë.

“Kërkoj që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ta marrin me seriozitet këtë çështje, sepse ne veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk lejojmë që shokët tanë të luftës të dhunohen dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të denigrohen dhe të kriminalizohet”, ka thënë Sejdiu.

Më i ashpër me partitë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut dhe me Lëvizjen Vetëvendosje që qeverisë me Kosovën, ka qenë ish-komandantit i Brigadës 162, “Agim Bajrami”, Xhabir Zharku. Ai pati edhe një porosi për deputetët e pushtetit.

“Dua t’i përshëndes edhe deputetët e Ferizajt dhe rrethina, por nuk e di a janë këtu se ata sigurisht duhet ta shijojnë më shumë lirinë, duke edhe mos qenë këtu se nuk kanë kohë të jenë këtu. Ne kishim kohë atëherë për të luftuar, për të lënë gjithçka, edhe lukset e Evropës për t’i rrokë armët për të ardhur këtu për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona që të fitojnë lirinë e shumëpritur, lirinë mijëravjeçare”, ka thënë Zharku.

Ai u ka bërë thirrje veteranët e luftës që po përballen me burgosje dhe nëpërkëmbje, duke akuzuar kryeministrin Kurti se po i intereson ta heqë debatin për luftën nga diskursi publik. “Rezultati është ky, që burgosen luftëtarët e lirisë, burgosen çlirimtarët, por le ta dijë edhe Maqedonia, edhe çdo kush tjetër që shpirtin tonë çlirimtar, që gatishmërinë tonë për sakrificë, për atdheun tonë, për popullin tonë, nuk mund ta burgosë kurrë. Prandaj, ne luftëtarët e lirisë jemi të gatshëm në çdo moment që t’i dalim zot atdheut, t’u dalim zot edhe bashkëluftëtarëve tanë kurdo që të jetë nevoja dhe kudo, deri në vetëflijim dhe në vetësakrificë. Liri për çlirimtarët”, ka thënë Zharku në protestën që është organizuar me thirrjen “Liri për çlirimtarin”.

Në mesin e pankartave të protestuesve kishte edhe thirrje që të dëgjohej zëri i Bashkimit Evropian lidhur me arrestimin e veteranëve të luftës me fletarreste të Serbisë.

Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes së UÇK-së, ka thënë se veteranët nuk po janë të lirë të udhëtojnë nëpër vendet evropiane edhe pas liberalizimit të vizave për shkak se edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën, si Maqedonia e Veriut, po i burgosin ish-pjesëtarët e lëvizjes së armatosur të viteve nëntëdhjetë. Ka thënë se edhe vetë nuk udhëton në Maqedoninë e Veriut për shkak të listave serbe dorëzuar vendeve anëtare të Europol-it.

“Blerimi shkoi bashkë me bashkëshorten për studime, sepse nuk e kishte parasysh Serbia listën me 170 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, herë e aktivizon listën, herë e shton këtë listë, por dymbëdhjetë persona i ka gjithmonë në listë me Europol-in”, ka thënë Buja. “Nuk më habit Serbia, por më habisin shtetet që e pranuan Kosovën, më habit mosveprimi i partive shqiptare, më habit dhe më çudit mosinteresimi nga institucionet e Kosovës”.

Para protestuesve ka folur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, i cili i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë urgjentisht hapa për ta liruar Ramadanin.

Valbona Ramadani, bashkëshortja e Blerimit, ka thënë se veteranët e UÇK-së meritojnë më shumë respekt prej shoqërisë kosovare. “Pas u thanë të gjitha, nuk më mbeti të them shumë, vetëm se së shpejti do të binden për pafajësinë e Blerimit dhe gjithë ushtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu