Vendimi politik është sjellë: Shfuqizohen tre nenet kryesore të gjuhës shqipe

Vendimi politiko-juridik për shfuqizimin e tre neneve kryesore të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, tashmë është marrë. Liderët e VLEN-it, ambasadat kryesore, madje edhe Tirana zyrtare është e njoftuar

Vedat MEMEDALIU

Shkup, 25 shtator – Gjykata Kushtetuese ka sjellë tashmë vendimin për shfuqizimin e tre neneve kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njohur ndryshe si Ligji për gjuhën shqipe zyrtare. Madje, është shkruar edhe arsyetimi i vendimit, ndërsa i njëjti do të shpaloset më 18 tetor, në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese për kur është caktuar diskutimi për tre nenet e kontestuara, iniciativë kjo e Komisionit për Antikorrupsion dhe 13 nismave tjera që vijnë nga organizata qytetare, parti politike dhe shoqata të ndryshme.

Gazeta KOHA merr vesh se bëhet fjalë për nenin që parashikon gjuhën shqipe në monedhat e Maqedonisë së Veriut, nenin për gjuhën shqipe në uniformat e policisë dhe ushtrisë, si dhe nenin që lejon përdorimin e gjerë në gjyqësi. Me vendimin politiko-juridik të Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar liderët e partive të koalicionit VLEN, ambasadat kryesore në Shkup, ndërsa ky njoftim i ka shkuar edhe Tiranës zyrtare.

PËRGATITJA E OPINIONIT NJË MUAJ MË PARË

Vendimi dhe arsyetimi për shfuqizimin e neneve kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve është nënshkruar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, njëherësh gjykatës liferues për lëndën në fjalë. Më 30 gusht, Kostanivski në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, u përpoq ta përgatit opinionin duke prejudikuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve ka probleme të theksuara dhe se i njëjti, ka vërejtje edhe nga Komisioni i Venecias.

“Publiku ka parë tashmë raportin e Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese është në lëvizje jo për të qenë e mençur, por për të marrë një vendim të bazuar në kushtetutë-ligjore dhe të arsyetuar. Çfarë mund të vendoset, nuk e di, nuk mund ta di dhe nuk do të komentoj. Sepse, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika krijoi një lloj kaosi juridik që më pastaj rezultoi edhe me kaos politik, mosbesim dhe dilema”, u shpreh Kostadinovski për MIA-n, ndërsa kërkoi që, spektri politik në vend, të respektojë dhe të mos e komentojë vendimin përfundimtar të Gjykatës.

“Jemi të vetëdijshëm për interesin publik dhe për pasojat e mundshme nëse Gjykata vendos të shfuqizojë ose lërë në fuqi këtë ligj ose të ndërhyjë në dispozita të caktuara. Është e mundur të ketë pakënaqësi. Ajo që është e rëndësishme është që para se të bëni ndonjë koment, të shihni objektivisht argumentet në çdo vendim. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe të pranohet si shprehje e pjekurisë së politikës dhe shoqërisë, vendimi duhet të jetë kornizë udhëzuese për veprimin e ligjvënësit”, tha Kostadinovski, ndërsa nga deklarata, u nënkuptua se është sjellë veçmë vendimi politiko-juridik për shfuqizimin e neneve kontestuese.

Madje, ai tha se është Parlamenti që duhet të heqë apo të përmirësojë çdo dispozitë problematike kushtetuese brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj. I pyetur nëse Gjykata do të arrijë të balancojë me mençuri pa i prishur marrëdhëniet politiko-etnike në vend si dhe sfidat e mundshme të sigurisë, Kostadinovski tha se Gjykata Kushtetuese mban barrën më të madhe për të vendosur për çdo çështje delikate, por siç u shpreh ai, për këtë punë është Gjykata.

MICKOSKI NË NJË VIJË ME GJYKATËN KUSHTETUESE

Njëjtë sikurse Kostadinovski i Gjykatës Kushtetuese, edhe kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi që, çfarëdo që të jetë vendimi për Ligjin e gjuhës shqipe, i njëjti të respektohet dhe komentohet. Në rolin për përgatitjen e opinionit për shfuqizimin e neneve kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, Mickoski madje e mori shembull termin “E Veriut” që, siç tha ai, edhe pse nuk e prenon, megjithatë e respekton Kushtetutën.

“Kushtetuta nuk është ‘tavolinë suedeze’ që të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen. Realiteti ndonjëherë mund të mos u pëlqejë, megjithatë ju duhet ta pranoni atë realitet, nëse vërtetë luftoni për mbizotërim të së drejtës. Ndonjëherë gjërat në jetë janë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju dëshironi. Ky është realiteti në këtë punë të cilën e bëjmë. Kjo nuk është Kjo është rregulli i lojës, a rregulli thotë, mbizotërim i së drejtës, respektim i Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Mickoski, ndërsa u shpreh se nuk mendon se vendimi mund të sjellë ndonjë destabilizim.

“Nuk besoj se do të ketë mundësi për çfarëdo destabilizimi. Nuk pres që çdokush që merr pagë në kurriz të qytetarëve, të mos respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka, është bërë në të kaluarën në Kushtetutë dhe sa do që të jem kundër saj, siç është përdorimi i mbiemrit ‘e Veriut’, unë derisa e mbaj këtë funksion do të qëndroj pas ligjeve, pasi nuk dua të ofendoj qytetarët dhe Kushtetutën e vendit”, tha Mickoski, ndërsa shtoi se nuk beson se ka qytetarë në Maqedoni ose aktorë politikë që konsiderohen të përgjegjshëm, ndërsa nuk i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Kjo nuk është anarki, ne nuk mundemi të sillemi sikur të jemi në anarki”, tha Mickoski.

REAGIMI I FRONTIT EVROPIAN, TARAVARI NUK E BESON SHFUQIZIMIN

Megjithatë, për Frontin Evropian, vendimi politiko-ligjor për shfuqizimin e neneve kryesore të Ligjit të gjuhës shqipe, ashtu sikurse vendimi për shfuqizimin e Balancuesit, është skenarë i qëllimshëm i Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM për të rrënuar çdo arritje të shqiptarëve dhe për rrënimin e barazisë në Maqedoninë e Veriut.

“Çdo vendim eventual në drejtim të cenimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit. Veprimet e pushtetit janë skenarët e vërtetë për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione. Dilemat eventuale janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të lartë ligjvënës, në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe shumica dërmuese prej tyre me konsensus politik dhe me miratim të ekspertëve të fushatës. Për të gjitha këto arritje që i siguruan vendit kohezionin ndëretnik, barazinë e bashkësive etnike dhe qytetarëve në përgjithësi, si dhe të ardhmen euro-atlantike, garantues janë edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së. Njëkohësisht ju bëjmë thirrje partive shqiptare që pa legjitimitet hyjnë në këtë Qeveri monoetnike të tërhiqen nga aventurat dhe të kuptojnë se aty janë vetëm për t’u shërbyer projekteve antishqiptare duke i aprovuar ato me heshtjen dhe servilizmin e tyre”, thuhet në reagimin e Frontit Evropian.

Në ndërkohë, zyrtarë të VLEN-it fajësojnë BDI-në për, siç thonë, qëllimshëm i mbajti në sirtarë kontestet e tilla siç është Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nuk i mbylli tamam në pajtim me Kushtetutën e vendit.

“Ligjin për gjuhët dhe Balancuesi janë në Gjykatën Kushtetuese më shumë se pesë vjet dhe se nuk beson se pikërisht tani, Gjykata duhet t’i aktualizojë këto tema. Vetëm një njeri me mendje të vogël do të besonte se pikërisht tani, në 100 ditët e para, Gjykata Kushtetuese duhet të aktualizojë këto dy tema. Imagjinoni, pesë vjet janë kërkesat për balancuesin dhe përdorimin e gjuhës shqipe, dhe pikërisht tani po aktualizohet dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese po e vendos në rend dite për të treguar se duhet diçka e re. Ne në përgjithësi jemi të njëanshëm dhe kemi thënë se duhet një Ligj për përfaqësim të drejtë, jo vetëm të bashkësive etnike, por përfaqësim të drejtë të të gjitha kategorive që jetojnë në shtet, ndaj do të shohim me një ligj që ta mbulojmë këtë që po lëviz Balancuesin”, tha dje Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pendarovski: Me këtë ritëm, qytetarët do të largohen përgjithmonë – nuk ka më presion publik për BE-në

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar se vendi mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me bllokimin e...

Tronditet qeveria italiane, kërcënohet me jetë vajza e Melonit! Kryeministrja italiane: S’është përplasje politike por diçka e errët dhe e sëmurë

Opinioni publik dhe qeveria italiane është tronditur nga kërcënimi ndaj vajzës së kryeministres Giorgia Meloni. Përmes një postimi në rrjete sociale personi kërcënues i...

Për ndërtimet e paligjshme në Çair, Prokuroria i kërkoi Arsovskës të dorëzojë dëshmi.

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ka kërkuar që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska të bashkëpunojë me ta nëse ka dëshmi që e...

Prokuroria i dërgon ftesë Arsovskës, dorëzon dëshmi për zhdukjen e një dokumenti

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Publike për dorëzimin e dëshmive në bazë të të cilave ajo...

Arben Hudi demaskon Taravarin: “Mos shisni më moral, largimet nga puna ndodhën me urdhërin tënd!

Ish-anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Hudi, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke e akuzuar për hipokrizi politike, hakmarrje dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu