Vazhdon drama, avokatja e Arbenitës: Fero nuk e ka marrë ende kujdestarinë e vajzës

Kanë kaluar vetëm pak ditë që prej një deklarate të bërë nga Fero i cili kërkonte ndihmë tek mediat lidhur me një padrejtësi që i ishte bërë. Pasi zhvilloi një lidhje direkte me një emision, Fero bëri me dije se vajzen e tij e kishin rrëmbyer dhe se nuk ishte në dijeni se ku ajo gjendej. Megjithatë nuk kaluan shumë ditë kur Fero njoftoi se kishte marrë kujdestarinë e së bijës. Mirëpo drama vazhdon ku pala e Arbenitës po thotë të kundërtën e asaj që artisti ka deklaruar në rrjete sociale.

Avokatja e Arbenitës, Blinera Osmani, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës.

Kate Middleton Theory Could Ruin The Royal Family
Zestradar
Kjo për shkak se siç thotë Osmani, është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, andaj ende s’ka vendim të prerë për kontestin mes dy palëve.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani për Telegrafin.

Me fjalë të tjera, mbrojtja e modeles po pret vendimin e gjykatës mbi ankesën që kanë parashtruar për vendimin.

“Ne brenda afatit ligjor e kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”, tha tutje avokatja Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu