“Kasami nën presion: 270 kontrata të dyshimta për ‘ekspertë’ të partisë”

Sipas të dhënave nga OpenFinance, më datë 23.09.2025 dhe me 19.09.2025 kryetari i Komunës së Tetovës ka lëshuar mbi 3.5 milionë denarë në drejtim të agjencisë XHOB2011. Këto mjete janë përdorur për të paguar militantët e Lëvizjes BESA, parti që udhëhiqet nga vetë Bilall Kasami.

Sipas informacioneve, përflitet se janë rreth 270 persona të angazhuar me kontrata përmes XHOB2011. Skandali shpërtheu disa ditë më parë, pasi u zbuluan edhe pagesat mujore të këtyre personave, që në disa raste arrijnë deri në 2 mijë euro për individ.

Ky skandal ka marrë përmasa serioze dhe Komisioni Antikorrupsion pritet të ndërmarrë masa për të hetuar më tej, veçanërisht për punësimet në dy institucione shtetërore. Dyshohet se persona të afërt me Kasamin marrin paga të dyfishta si në Komunën e Tetovës, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë, e cila drejtohet nga Besar Durmishi, gjithashtu nga radhët e Lëvizjes BESA.

Vetë Bilall Kasami, në disa paraqitje publike, ka deklaruar se personat e angazhuar përmes kontratave në vepër janë “ekspertë”.
Ndërkohë, Komuna e Tetovës, pas publikimit të dokumenteve dhe kontratave në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe FSK-ja del me njoftim për automjetet në veri: Konvoji e ngatërroi drejtimin

FSK-ja ka bërë të ditur se konvoji nga Istogu që po shkonte drejt Mitrovicës, e kanë gabura drejtimin. Kështu, ata hynë në pjesën veriore. Njoftimi: Forca e...

Shaholli: Kazan TV-t e fushatës zgjedhore!

Kazan TV-t e fushatës zgjedhore! Deri në ditët e fundit të fushatës zgjedhore që po zhvillohet gjithandej në "Severnistan", kazanTV janë vënë në shërbim të...

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi...

Jahir Dedia: U tradhtova nga Peci e Muja- jam përkrahës i Arian Tahirit

Biznesmeni Jahir Dedia, kompania e të cilit është e nënkontraktuar për ndërtimin e urave mbi Ibër, është përfolur ditëve të fundit shumë nëpër media...

Hajdari i reagon Lladrovcit për ‘rikthimin’: Z. viktimë, nisja punës mos bëj skena

Kandidati për kryetar të Drenasit ng radhët e PDK-së , Petrit Hajdari i ka reaguar kundërkandidtit të tij Ramiz Lladrovci i cili doli...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu