Varhej: Deri në vitin 2027 i gjithë Ballkani gati për BE

Nuk ka asnjë justifikim që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për t’u bashkuar me BE-në deri në vitin 2027. Kështu ka deklaruar komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhej, liderëve të vendeve të rajonit si Talat Xhaferi, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama, Albin Kurti, Bojan Kristos dhe Milojko Spajiçit, në Samitin e Kotorit e mbajtur nën slogon “Një rajon, vizion i përbashkët”. Varhej theksoi se plani i rritjes së BE-së është realitet, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar.

OLIVER VARHEJ, KOMISIONER PËR ZGJERIMIN E BE-SË
“Nuk do të ketë justifikime, nëse mund të përdor terminologjinë ballkanike sepse edhe unë vij prej andej, nuk ka më justifikime që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2027”

Varhej shtoi se me mjetet që i posedojnë, deri në vitin 2027 Ballkani Perendimor do të marrë të njëjtin nivel ose të krahasueshëm ndihme si përfituesit aktual, ku sipas Varhej kjo do të arrijë në 90% të intensitetit të ndihmës. Bashkimi Evropian planifikon 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 850 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut dhe se dërgesa e parë pritet në muajin shtator./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu