Vala e të nxehtit/ I nxehti afrikan sjell retë me pluhur nga Sahara!

Krahas valës së nxehtë afrikane, që ka kushtëzuar temperatura mbi mesatare të ajrit për qershorin, vendi ynë “mbërthehet” edhe nga retë me rërë dhe pluhur nga Sahara.

Metereologët thonë se atmosfera nuk do të jetë e pastër por e turbulluar, që do të ndikojë të kemi mot të nxehtë dhe të padurueshëm, kurse temperaturat do të duken si më të larta se ato reale.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, në ora 11.00, në Gjevgjeli, Kavadar dhe Demir Kapi temperatura ka qenë 31 gradë, në Shkup 29, kurse më freskët ka qenë në Krushevë me 22 gradë.

Ditëve në vijim priten të rriten temperaturat. Gjithandej vendit do të jenë mbi 30 deri 35 gradë, kurse në viset qendrore dhe juglindore, të martën dhe të mërkurën, do të shkojnë deri në 40 dhe 41 gradë Celsius.

Autoritetet shëndetësore tashmë kanë paralajmëruar qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre, vecanërisht në periudhën nga ora 11.00 deri 17.00.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

Takohen Dimitrievski dhe Mexhiti, VLEN do ta mbështesë ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se ka...

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira, doni ta provoni?!

Dëshironi përgjigje më të mira nga Al? Jini të pasjellshëm. Një studim i ri i Penn State zbuloi se ChatGPT në fakt performon më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu