Vajza me këmbët me të gjata në botë thotë se ‘urren dyert e ulëta dhe djemtë e shkurtër’

Një e re që mban rekordin e këmbëve më të gjata në botë ka treguar së fundmi për probleme me të cilat përballet në jetën e përditshme. Maci Currin mban prej katër vitesh rekordin botëror Guinness të femrave për këmbët e saj 1.34 metra të gjata secila. 21-vjeçarja arrin gjatësinë 2.1 metra dhe është e ndjekur në rrjetin TikTok ku shpërndan pamje të vetes dhe problemeve që i shkakton gjatësia e saj.Por jo të gjithë në rrjetet sociale duket se kanë simpati për të, pasi Maci nga Austin në SHBA thtoë se merr reagime të përziera madje dhe komente urrejtjeje në postimet e saj.

Disa tallës e krahasojnë atë me personazhe qesharakë të filmave, ndërsa të tjerë nuk binden se ajo është një person i vërtetë. Në një prej videove Maci, thotë: “Është e frikshme të ecësh në një rrugicë të errët, si dhe kur duhet të hysh në dyert të vogla.” Por megjthë reagimet e ndryshme në internet, Maci thotë se është krenare për këmbët e saj dhe për formën unike të trupit. Ajo tregon se më parë e urrente veten në shkollë kur ishte më e gjatë se të gjithë të tjerët.

“Kur isha në klasë të dytë njerëzit më pyesnin nëse isha në shkollë të mesme prej gjatësisë së madhe. Fëmijët e tjerë urrenin gjatësinë time dhe më bullizonin.” Ajo shton më tej: “Por shumë njerëz të tjerë më mbështesin, më thonë se jam shumë e bukur dhe se duhet të bëhem modele”.

“Unë në fakt dua të inkurajoj vajza të tjera me këtë problem për të pranuar veten e tyre.” Mejsi shton se gjatësia i krijon probleme në njohjet e reja teksa nuk preferon djem shumë të shkurtër, por dhe ata më të gjatë fillimisht stepen nga pamja e saj. Ajo thotë më tej se duhet të ketë kujdes kur hyn në dyer dhe se e ka të vështirë të gjejë rroba të përshtatshme.
“Rrobat i blej në dyqane të posaçme për njerëz të gjatë ose i bëj me porosi edhe pse më kushtojnë rreth $250 një palë xhinse.”
“Nuk kam shumë para prandaj kam vetëm dy palë xhinse që më rrinë tamam”. /TheSun/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

Arben Taravari: Ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni është fakt i pakontestueshëm- pas Vuçiçit qëndron Rusia

Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur hapur për rrezikun e ndikimit serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu