Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me presidenten Siljanovska dhe kryeministrin Mickoski

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në kuadër të turneut të saj katërditor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup.

Sipas paralajmërimeve, gjatë vizitës në vend, Fon der Lajen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristian Mickoski.

Në prag të vizitës së Fon der Lajenit në rajon, Komisioni evropian dje i miratoi agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat ato obligohen për reforma socio-ekonomike dhe fundamentale që do t’i zbatojnë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 për të nxiturs rritje dhe ndërlidhje me BE-në. Miratimi i agjendave reformuese ishte hap kyç që të mundësohen pagesat e mjeteve në kuadër të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, vlera e prëgjithshme e të cilave është gjashtë miliardë euro.

Siç informoi dje zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së, Ariana Podesta, pikërisht Plani për rritje, si dhe përparimi në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë tema kryesore në takimet e Fon der Lajenit me nikoqirët e saj gjatë turneut në rajon.

“Zgjerimi është prioritet kyç i Komisionit dhe këtë e përsëritëm gjatë viteve të kaluara, që e dëshmuar edhe gjatë mandatit të parë, ndërsa gjithsesi do të vazhdojmë ta konsiderojmë si prioritet edhe në mandatin e dytë. Kjo është diçka që e paralajmëroi edhe vetë kryetarja (Fon der Lajen)”, shtoi Podesta.

Fon der Lajen në Shkup vjen nga Tirana, ku paradite u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Turneun e vet ballkanik ajo e filloi nga Tirana, ku dje pati takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe foli në solemnitetin me rastin e vitit akademik të Kolexhit të Evropës në Tiranë. Pas takimit me Ramën, Fon der Lajen paralajmëroi se Komisioni Evropian javën e ardhshme do t’i publikojë raportet për përparimin e rrugës evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

Fon der Lajen nga Shkupi sot pasdite do të udhëtojë drejt qytetit boshnjak Jabllanicë, ku do t’i vizitojë rajonet e goditura nga vërshimet. Nesër paradite ajo në Sarajevë do të tkaohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, si dhe me kryesuesen e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto, pas çka do të niset drejt Beogradit, në takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Millosh Vuçeviq.

Të shtunën, Fon der Lajen do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të tkaohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeminsitrin Albin Kurti, pas çka do të udhëtojë drejt Podgoricës, në takime me shefin e shtetit malazez, Jakov Millatoviq dhe me kryeministrin Millojko Spajiq.

Vizita e kësaj jave e Fon der Lajenit vjen pas asaj të vitit të kaluar, kur në rajon u promovua Plani i Komisionit evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, ajo disa herë pati takime me liderët e vendeve të rajonit, prej të cilave të fundit u mbajtën javën e kaluar në Samitin e Procesit të Berlinit dhe në Forumin strategjik të Bledit në fillim të shtatorit.

Në këto takime Fon der Lajen e ceki rëndësinë e rajonit për Bashkimin Evropian dhe përkushtimin e bllokur për mbështetje të vendeve nga Ballkani Perëndimor në zbatimin e reformave dhe trasimin e rrugës drejt anëtarësimit në Union.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Qoku i reagon Taravarit: Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim, që të mbetet në qeveri

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili dje tha se “VLEN-i sikur serviloset dhe...

Kasami pas 24 vitesh është kujtuar për dëshmorët, vizitë bashkë me zyrtarët e BDI-së

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas 24 viteve i ka përkuktuar dëshmorët e luftës së vitit 2001. Ai sot...

Merz dështoi t’i marrë votat në raundin e parë për t’u bërë kancelar, çka ndodh tash?

Friedrich Merz nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në votimin e parë. Ai mori 310 vota pro,...

Qoku: VLEN-i ka 9 deputetë, janë të mirëseardhur deputetët e ASH-së që duan ta vazhdojnë betejën

hefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku thotë se si parti kanë 9 deputetë në Kuvend. Në prononcim për TV21, Qoku tha se...

BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit

Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu