Ukraina sulmon rafineri dhe termocentrale në Moskë

Ukraina nisi valë sulmesh me dronë që synonin impiantet e energjisë dhe rafinerive në rajonin e Moskës dhe Tverin fqinj, duke shkaktuar zjarre, ndërsa dhjetëra dronë u shkatërruan në pjesë të tjera të vendit.

Mbeturinat e dronëve shkaktuan zjarre në rafinerinë e naftës në Moskë dhe në termocentralin Konakovo në rajonin e Tverit, një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në Rusinë qendrore.

Sipas Kremlinit njësitë ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 158 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës, duke përfshirë nëntë mbi Moskë dhe rajonin përreth saj. Forcat ukrainase gjithashtu u përpoqën të godisnin edhe termocentralin Kashira në rajonin e Moskës me tre dronë por nuk dëme apo viktima si rezultat i sulmit.

Ministria e Mbrojtjes tha se 46 dronë u shkatërruan mbi rajonin kufitar të Kursk, 34 mbi Bryansk, 28 mbi Voronezh dhe 14 mbi rajonet e Belgorod.Nga ana tjetër Rusia ka bërë përparime vetëm disa kilometra drejt qyteti ukrainas i Pokrovsk, një qendër logjistike e rëndësishme e përdorur nga ushtria ukrainase.

Qendra e një stacioni kryesor hekurudhor dhe rrugëve kryesore, Pokrovsk është një pikë thelbësore furnizimi dhe përforcimi për trupat e Ukrainës në vijën e frontit lindor. Kritikët në Kiev kanë frikë se ushtria e vendit ka bërë një llogaritje të gabuar serioze. Duke dërguar trupa në Kursk në vend të përforcimit të vijës së frontit lindor, ushtria ka lënë të ekspozuar Pokrovsk dhe qytete të tjera të rëndësishme ukrainase, thonë këta kritikë.

Ndërkohë, përparimi i ofensivës historike të Ukrainës në territorin e Rusisë është ngadalësuar ndjeshëm javën e kaluar. Forcat e Kievit kanë marrë 1,294 km katrorë territor brenda Kurskut, duke përfshirë 100 vendbanime dhe kanë kapur 594 ushtarë rusë.

Mes të tjerash Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për të lejuar që Kievi të godasë objektivat ushtarake thellë brenda territorit rus.

Zelensky tha se bombat vranë gjashtë persona dhe plagosën 97 në Kharkiv të premten si dhe më shumë gjatë sulmeve të së shtunës. Këto mund të shmangeshin vetëm “duke goditur aeroportet ushtarake ruse, bazat e tyre dhe logjistikën e terrorit rus”.

Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ai tha se Ukraina ka nevojë për të mbrojtur vërtetë dhe plotësisht vendin dhe ukrainasit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu