U anulua seanca për “Besa Trans”, është sëmurë prokurori

Për arsye shëndetësore, prokurori Vlladimir Milloshevski, sot nuk erdhi në gjykatë për t’i thënë fjalët përfundimtare për rastin “Besa Trans”, autobusi i të cilit në orët e para të 23 nëntorit të vitit 2021, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë u aksidentua dhe më pas u dogj, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë u lënduan. Kjo ishte dhe arsyeja që seanca u anulua për më 7 shkurt, njofton Portalb.mk.

Autobusi i cili është aksidentuar nuk ka pasur certifikatë të licencës për transport ndërkombëtar, por gjatë kalimit të kufirit e ka përdorur certifikatën e një autobusi tjetër, ndërkaq Dogana e cila është dashur ta kontrollojë – e ka lëshuar. Prokuroria akuzon pronarin dhe “Besa Transin” se certifikata është falsifikuar, ndërkaq teza e mbrojtjes është se nuk ka falsifikim të dokumenteve në çështje – vepër për të cilën akuzohet drejtuesi dhe kompania. Ata pretendojnë se nuk është bërë dokument i rremë dhe as nuk është ndryshuar licenca ekzistuese për t’u përdorur si e vërtetë.

Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga fshati Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin 2021 nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tubim madhështor në Malishevë, Haradinaj: U tregua fuqia e bashkimit tonë

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit mbajti tubim në Malishevë. Ai falënderoi Malishevën për mbështetjen e jashtëzakonshme,...

Glauk Konjufca: “Administratat Biden dhe Obama e Kanë Vendosur Kosovën në një Pozitë të Disfavorshme Kundrejt Serbisë”, Richard Grenell i Pëgjigjet: “Pse Nuk U...

Në një deklaratë të fundit, Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, akuzoi administratat e Joe Biden dhe Barack Obama për vendosjen e Kosovës...

Ibrahimi uron Natën e Madhe të Miraxhit!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka uruar myslimanët për Natën e Madhe të Miraxhit. “Miraxhi është kremtim i shkrirjes së fizikes me metafiziken. Udhëtimi ose...

BDI i përgjigjet VLEN-it: Për 7 muaj shkatërruat çdo arritje historike me Kosovën, institucionet po e quajnë “Kosova dhe Metohija” nje titull

BDI reaguar pas deklaratave të VLEN-it, të cilët, gjatë ditës së sotme thanë se “BDI po shqetësohet për kolonat kufitare, ndërsa kanë qenë pikërisht...

Visar Ymeri: Qëndrimet e Grenell për Albin Kurtin të Rënda, Sjellja e Kurtit – “Kur Gomarin e Hante Ujku, Ai Thoshte ‘Ishalla Jam Endër

Në emisionin "Debat Plus" , analisti Visar Ymeri diskutoi për situatën politike të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu