Trupat e 100 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli u varrosën në një varr masiv!

Trupat e rreth 100 palestinezëve të paidentifikuar, të cilët u dorëzuan nga forcat izraelite nga Porta Kufitare Kerem Abu Salim në juglindje të Gazës, u varrosën në një varr masiv, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore palestineze, ushtarët izraelitë nga Porta Kufitare Kerem Abu Salim në një automjet me një ftohës të madh dorëzuan trupat e rreth 100 palestinezëve që kishin mbajtur.

Disa prej tyre janë trupat nga varret e shkatërruara nga ushtarët izraelitë gjatë pushtimit të Rripit të Gazës, dhe disa prej tyre u përkasin palestinezëve të vrarë gjatë sulmeve në Gaza. Raportohet se disa prej trupave janë sjellë të tëra, disa në gjysmë dhe disa në pjesë.

Shumë trupa mbërritën pothuajse plotësisht të dekompozuar, ndërsa janë bërë fotografi dhe janë dokumentuar pjesët e dëmtuara.

Raportohet se edhe pse kushtet aktuale nuk janë të përshtatshme, ADN-ja e kufomave do të riekzaminohet pas përfundimit të luftës për të përcaktuar identitetin e tyre.

Trupat e rreth 100 palestinezëve, u vendosën në qese plastike të kaltra dhe u varrosën në një varr masiv në qytetin Rafah.

Bëhet e ditur se ushtria izraelite hapi shumë varre dhe shkatërroi varreza në Gaza. Më në fund, forcat izraelite shkatërruan varrezat përreth spitalit Nasser në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës.

Në rrjetet sociale u pasqyruan imazhet e shumë varreve duke u shkatërruar dhe disa trupa të shpërndarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu