Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, kush është Ajatollah Ali Khamenei që ka sunduar Iranin me “grusht të hekurt” për katër dekada

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit intensifikohet, si Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë pohuar mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Khameneit do ta zhytte rajonin në një territor të panjohur, shkruan CNN.

Një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, Khamenei e ka sunduar Iranin me grusht të hekurt për gati katër dekada, duke u përballur me SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa shtypte disidentët në vend duke çuar përpara programin bërthamor kontrovers të Iranit.

Si udhëheqës suprem, ai ushtron kontroll mbi qeverinë, gjyqësorin dhe ushtrinë në kombin me 90 milionë banorë, si dhe mbi Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe forcën e fuqishme Quds, një njësi klandestine e IRGC që mbikëqyr grupe të deleguara, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Huthët.

I lindur në vitin 1939 në Mashhad, qytetin më të shenjtë të Iranit, Khamenei ishte i mbrojturi i Ajatollah Ruhollah Khomeini, një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit që rrëzoi monarkinë pro-perëndimore të Iranit në vitin 1979 dhe themeloi Republikën Islamike.

Ai ishte gjithashtu një shënjestër për kundërshtarët e Khomeinit dhe i shpëtoi një atentati në vitin 1981 që ia la krahun e djathtë të padobishëm.

Khamenei u bë udhëheqës suprem pas vdekjes së Khomeinit në vitin 1989. Që atëherë, ai e ka zgjeruar ndikimin e Iranit përtej kufijve të tij, duke e pozicionuar atë si një fuqi rajonale.

Për më shumë se 30 vjet nën udhëheqjen e Khameneit, Irani shmangu konfliktet e drejtpërdrejta me kundërshtarët e tij, duke u fortifikuar me një rrjet grupesh militante aleate të përhapura në të gjithë rajonin, të njohura si “Boshti i Rezistencës”.

Kjo ndryshoi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.

Lufta e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Hezbollahut, një prej përfaqësuesve më të çmuar të Iranit, kanë shkatërruar imazhin e Iranit si një fuqi e padepërtueshme, duke kulmuar me sulmet e pashembullta të javës së kaluar kundër objekteve bërthamore dhe udhëheqjes së lartë ushtarake të Iranit./vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

Pakënaqësi në VLEN: Reagon gazetari Naser Pajaziti, kritika të ashpra ndaj “hardhucave dhe profiterëve sezonalë”

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, duke ngritur shqetësime serioze për, siç i quan ai, riciklimin e...

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve...

Fatmir Limani largohet nga ministria që drejton, por edhe nga VLEN

Fatmir Limani është larguar nga Qeveria, si dhe nga koalicioni VLEN. Vendimi shënon një zhvillim të ri në skenën politike, ndërsa priten sqarime zyrtare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu