Tragjedia në Koçani, në mesin e viktimave edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK

Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën në Koçan.

Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët publikuan në rrjetet sociale fotografitë e anëtarëve të tyre.

Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se aktualisht po organizohet transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC.

Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga TOARILUC dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të IMT-së, janë transportuar tre pacientë nga TOARILUC. Me mjete të IMT-së do të transportohen gjithashtu pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi, transmeton Alsat

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu