Tragjedi në Kroaci: Tre fëmijë humbën jetën në një zjarr

Një tragjedi e tmerrshme ndodhi mbrëmë në lagjen rome Kurshanec, pranë Çakovecit. Tre fëmijë humbën jetën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre familjare. Viktimat ishin të moshës nëntë, shtatë dhe tre vjeç. Një foshnjë e lindur vitin e kaluar u shpëtua.

“E gjithë komuniteti është në shok. Kjo është një humbje e pariparueshme për familjen dhe për gjithë lagjen tonë,” deklaroi për Medimurski.hr Matjash Dido Orshush, kryetari i komunitetit rom në Medimurje, duke shprehur tronditjen e tij të thellë për këtë ngjarje tragjike.

Ende nuk dihen të gjitha detajet rreth rrethanave të zjarrit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë. Po zhvillohet një hetim i veçantë për të zbuluar se ku ndodheshin prindërit në momentin e zjarrit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu