Thirrja e Ziadin Selës për unifikim, Bajrami: Pse Mickoski dhe VLEN-i po mundohen ta mbajnë në hije thirrjen e tij

Bujar Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, tha se thirrja e Ziadin Selës për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, është e vetjma mënyrë siç e quan ai, debllokim të proseceve integruese, por, Bajrami pyeti se pse kjo thirrje e kryetarit të ASh-së po mbahet në hije nga Mickoski dhe VLEN. Ai tutje tha se kujt i shërben kjo, duke shtuar s evetëm shqiptarëve jo.

“Pse Mickoski dhe vLEN-i bashkë me mediumet mundohen ta mbajnë në hije thirrjen e Ziadin Selës për unifikimin e faktorit politik shqiptar?
Ideja (thirrja) e Ziadin Selës për unifikimin e faktorit politik shqiptar, duke pasur parasysh numrat që ato kanë, është e vetmja formë për debllokimin e proceseve integruese. Kësisoji, Mickoski shumë shpejtë shëndrrohet nga ai që kushtëzon, në të kushtëzuarin.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me heqjen e Balancuesit, është vendim i marur mbi baza etnike dhe nuk është e rastit që gjykatësit maqedon ishin kundër balancuesit (pro heqjes) dhe etnitë tjera pro balancuesit (kundër heqjes). Çdo artikulim tjetërfare rreth këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese i shërben vetëm VMRO-së dhe askujt tjetër.
Koalicioni vLEN me gënjeshtrat e veta sistematike në funksion të propagandës për politikë ditore, po krijon (qëllimisht) mjegull dhe paqartësi që VMRO-ja të vazhdojë me implementimin e politikave të veta. Absurditeti i këtillë politik ka arritur kulmin duke i trajtuar njerëzit si të pa ditur (injorant) e që duhet të ngasin pas gënjeshtrave që servohen për konsum ditor politik. Mbijetesa e tyre në skenë mbahet nga një anti BDI-zëm i stimuluar dhe jo nga politikat e tyre të mëvetësishme dhe kjo tregon qartë se krejt kjo zhurmë e krijuar nuk është për të treguar aftësinë apo efikasitetin e tyre në qeverisje, por për të krijuar alibinë ndaj veprimeve të VMRO-së.
Deklaratat e tyre për sjelljen e një ligji të ri që do të zëvendësonte mekanizmin e Balancuesit janë thjeshtë blerje kohe sepse asnjë draft ligj nuk është propozuar nga ana e tyre. Çfarë e shtyn vLEN-in që të arsyetoj veprimet e njëanshme të VMRO-së? Kryetari i Gjykatës K. është maqedonas dhe ish këshilltar i Presidentit Ivanov. Përbërja e gjykatës është 2:1 (maqedonas vs etnitë tjera). Gjykatësit shqiptar mbrenda Kushtetueses janë të mbivotuar dhe në asnjë mënyrë nuk mund që të jenë përcaktues në sjelljen e një vendimi final. Heqja e Balancuesit ka qenë premtim parazgjedhor (pjesë e programit) të VMRO-DPMNE-së dhe vLEN nuk mund ti ik këtij fakti duke u fshehur pas akuzave drejtuar partive tjera shqiptare.
Prandaj një Front i përbashkët i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, këtë ndasi që Mickoski e bën çdo ditë duke vendosur supremaci dhe majorizim të shqiptarëve, do ti jepte fund ose do ta çonte edhe në dimensionin politik dhe pasojat do të ishin ose ndërprerja e këtij majorizimi në ndërtim e sipër, ose ri rregullim shtetëror duke u respektuar parimet e legjitimitetit.
Kujt i shërben që të mbahet në heshtje kjo ide e propozuar nga Ziadin Sela. Vetëm shqiptarëve sigurt jo”, tha Bujar Bajrami!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu