Tetovë, mosmarrëveshje mes myftinive për kurbanet – Dy myftinitë mbledhin kurbane, qytetarët në dilema ku t’i dorëzojnë

Mosmarrëveshje mes dy myftineve në Tetovë për atë se kush duhet t’i mbledh kurbanet të cilët qytetarët i japin. Shumë besimtarë në pa mundësi që të presin kurban të njëjtën e dërgojnë në Bashkësinë Fetare. Por besimtarët janë të hutuar për shkak se kurbane po mblidhen në dy vende, e dilema është se cili është i autorizuar. Myftiu Qani Nesimi thotë se ata janë organ legjitim dhe se BFI nuk guxon t’i anashkalojë.

“Ne jemi organ legjitim. Myftinia edhe administrata edhe une jemi organ legjitim. Ai që organizon kubanët jemi ne institucion legjitim këtu. Ne do i dorëzojmë patjetër në rijaset, BDI e ka per obligim që flet pagesat e kurbaneve t’i dorëzoj tek ne. Patjetër i ka t’i dorëzoj nuk guxon të na anashkalojë”, tha Qani Nesimi- myfti Tetovës. Por myftiu tjetër Selver Xhemaili – thotë seBashkësia Fetare Islame po bën mbledhjen e kurbaneve në mënyrë korrekte.

“Për realizimin e këtij adhurimi sa më të mirë dhe për të qenë sa më korrekt, Bashkësia Fetare shtyp blloka, ja këtë që e kam në dorë, të vulosura me shifra edhe i shpërndanjmë në medresetë, xhamitë dhe myftininë tona. Besimtari i cila ka vendos të paguaj kurbanin në institucionet e Bashkësisë Islame merr kupon të këtillë, pasi njëra kopje i jepet palës, ndërsa tjera ngelet si dëshmi se ku është dhënë dhe shkruhet emerat. Kjo është procedura e tubimit të kurbaneve dhe kjo është procedura e tubimit të kurbaneve në Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Selver Xhemaili – myfti i Tetovës.

Ndryshe çmimi i një kurbani këtë vit në Tetovë kushton 190 euro, ndërsa BFI ka angazhuar thertore, ku pjesa më e madhe e mishit shpërndahet tek skamnorët, ndërsa një pjesë ruhet për nevojat e konvikteve të medreseve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu