Tetova kalon pragun e ndotjes së ajrit, Kasami zotohet se do të rrisin kontrollet ndaj ndotësve

Me fillimin e sezonit të ngrohjes, në Shkup por edhe qytete të tjera, si Tetova, bie cilësia e ajrit.

Këto ditë ndotja në Tetovë nuk është në nivele enorme, por “e moderuar”, megjithatë ekspertët e shëndetit kërkojnë që të merren masa urgjente.

Ndotësit kryesorë tashmë dihen, ato janë ngrohja me dru dhe tymi i automjeteve, thotë Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

“Këtë vit përqendrimet janë zvogëluar, shihet qartë se subvencionet e dhëna për inverter, për peleti kanë dhënë rezultat, megjithatë janë mbi masën lejuar dhe për fat të mirë nuk kemi mjegull dhe nuk duhet të presin ndryshimet klimatike për të parë se çfarë ajri duhet të thithim. Patjetër duhet të merren masa urgjente dhe kush është një nga masat kryesore gazifikimi, që të parandalojmë ndotësit individual”, tha Ratko Davidovski – Qendra për Shëndet Publik – Tetovë.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, me apel që të shfrytëzohet transporti publik, gjersa paralajmëron se do të merren masa duke shtuar kontrollet në bizneset dhe familjet që shfrytëzojnë lënë djegëse për ngrohje që ndotin ajrin.

“Në ditët në vijim të bëjnë në plan aksionar sa i përket kontrollit të ndotësit të ajrit, sigurisht ata do të shtojnë kontrollet në biznese por edhe familje që në moment ta caktuara mund të përdorin lëndë për ngrohje që mund të ndotin në masë të madhe ajrin dhe në këto raste do të merren masa”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Gjatë 15 ditëve në muajin nëntor, në 7 ditë ajri në Tetovë ka qenë mbi nivelin e lejuar të ndotjes.
Matësi i cilësisë së ajrit për momentin është vendosur në periferi të Tetovës, që nënkupton se të dhënat për cilësinë e ajrit në qytet nuk janë precize.

Frika është se në dhjetor, janar dhe shkurt, ndotja të jetë e lartë, siç ka ndodhur vitet e fundit, për shkak të mënyrës së ngrohjes së qytetarëve dhe mjegullës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu