“Tetova, dikur zemra e tregtisë, sot fshat” – shumë biznese janë mbyllur, kërkohet më shumë vëmendje e shtetit

Kjo është qendra e re tregtare në Tetovë. Këto pamje janë në katin përdhese. Shumica e dyqaneve janë të mbyllura. Shumica jetën me qira ose shiten. E tillë gjendja nuk ka qenë vite më parë. Madje-madje ka qenë e vështirë të kesh dyqan këtu, kurse qiraja e lartë. Mensur Arifi, zejtar nga Tetova, thotë se mbyllja e bizneseve vjen si pasojë e mungesës së investimeve nga ane e qeverisë, por edhe të mërgimtarëve. Shumica e zanatçinjve në qytetin buzë Sharrit varen nga mërgimtarët, ndërsa ata nuk shohin më interes për të investuar.

“Çdo zejtar është i lidhur me kurbetçinjtë, ai e hap dyqanin mundohet të punojë, nuk ka, e mbyll, e merr tjetri me shpresë. Mundohet të punojë, nuk ka, kështu qarkullon një krizë ekonomike. Rrogat janë të dobëta nga institucionet shtetërore, rroga minimale është 22 mijë, e çka presësh këtu ekonomi nuk ka, është për momentin një kaos në shtet. Çdo zejtar për të bërë një dasmë duhet të fitojë, edhe kështu shkoj unë, shkoj te ai, ai vjen tek unë dhe kjo e bën ekonominë të dobët, se jemi të lidhur me mërgimtarët, ata nuk investojnë, shteti zero, pastaj kemi mbi tre muaj e gjysmë festa dhe ditët e diela të punojmë, shteti nuk e jep rrogën e 13, zejtari duhet ta jap, e çka presësh këtu?!”, rrëfen Arifi.

Halil Halimi, i cili ka një dyqan gastronomie në qendër të qytetit, thotë se për 10 vite Tetova është boshatisur. Ndjen keqardhje që qyteti ka arritur në këtë gjendje kur në qendër të qytetit shumë biznese janë mbyllur dhe lokalet jepet me qira edhe qëndrojnë të mbyllura.

“Si afarist mbi 30 vjet me punën e gastronomisë, kohëve të fundit 10 vitet e fundit ka rënie shumë të madhe, nuk di si ta shprehi, përpara kishte më shumë, tash ka shumë pak. Njerëz nuk ka. Të rinjtë janë larguar. Dyqanet janë mbyllur, ju edhe vetë e shihni se si është gjendja në Tetovë, nuk është vetëm tek profesioni im, por është tek të gjithe profesionet si te zanatçinjtë, si tek butikët, si tek dyqanet që janë në qendrën tregtare”, tregon Halimi. Halili kujton se si dikur Tetova që ka qenë zemra e tregtisë, ndërsa tash është bërë sikur fshat.

“Qendra e Tetovës është për të ardhur keq Tetova, është zemra e shqiptarësisë, zemra e ekonomisë, tash Tetova është bërë si një fshat. Kjo është për të ardhur keq se unë jam tetovar dhe me të vërtetë kur e shoh Tetovën në këtë gjendje, është për të qarë dhe jo për të biseduar për Tetovën. Tetova ka qenë me ekonomi më të madhe, tash jam në qendër të Tetovës, por kjo nuk kapërdihet”, tregon më tej Halimi. Situata është e njëjtë edhe në qendrën e vjetër tregtare, si dhe rrugën e butikëve, ndërsa gjersa bizneset në Tetovë mbyllen, stacionet e autobusëve dhe aeroportet janë të stërmbushura me njerëz që ikin nga vendi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Ditët e fundit si ministër” Mickoskit i sosët durimi, ASH e Taravarit jasht qeverisë

“Pas 1 majit, Mickoski dhe Taravari do të takohen, ku me gjasë do të përcaktohet vendi i Taravarit në kabinetin qeveritar”, njoftoi Qeveria. Turbulencat në...

Refuzoi ftesën e Kurtit, Abdixhiku: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim pas dështimit të radhës të seancës konstituive. Abdixhiku po ashtu ka folur edhe për refuzimin e...

Pa kontrolle në kufi, nga sot është hapur kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga 1 maji 2025, ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa...

Krasniqi: Po shihen bllokuesit, ky koalicion nuk i ka numrat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar sërish pas dështimit të nëntë për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se partia...

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së të luftojnë korrupsionin

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sibel Arslan dhe Joseph O’Reilly, pas kryerjes së monitorimit në vend, vlerësuan se Maqedonia është një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu