“Tetë herë u dëgjua arma”, gazeta gjermane “BILD” jep detaje për vrasjen e boksierit kosovar

Boksieri kosovar, Besar Nimani u vra sonte rreth ores 18:30 në qytetin e Bielefeld në Gjermani nga disa persona të panjohur.

Lajmin për Indeksonline e konfirmoi vllau i të ndjerit, Berati.

Kurse gazeta gjermane “BILD” jep detaje shtesë në lidhje me këtë vrasje të ndodhur para disa orëve që tmerroi qytetin në Gjermani.

Një dëshmitar thotë se një grup prej pesë apo gjashtë personash ishin të ulur në një kafene, ku papritmas u dëgjuan të shtëna armësh deri në pesë apo tetë herë.

“Isha i ulur në kafenenë De Lorenzo Galateria Italiana. Në atë moment dëgjova të shtëna. Më pas policia rrethoi gjithçka. Sido që të jetë, keq që autorët (ishin të paktën dy të tillë, kaluan me vrap) dhe ende po vrapojnë lirshëm. Dhe ajo që më duket më e keqja nga të gjitha është se diçka po ndodh në qytetin e bukur e të vjetër”, ka shkruar një dëshmitarë në rrjetet sociale

Gjatë boksit profesionist ai zhvilloi 27 meçe, shënoi 26 fitore dhe barazoi një herë, kurse humbje s’kisha fare./Indeksonline/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu