Te shqiptarët premton amnesti, te mediat maqedonase ndryshon mendje

Nga “Do të falë të dënuarit nga rastet e montuara politikisht” në “Nuk do të kërkojë as amnesti e as heqje të dënimit”.

Ishin këto dy deklarata kundërthënëse të kandidatit për presindent nga VLEN, Arben Taravari që për një periudhë 10 ditore, u pendua për ate që tha ose me vetdije tentoi të manipulonte.

Në një prononcim për televizionin Klan Maqedoni, Arben Taravari tha se nëse ai do te bëhet president, do të fal të dënduarit që siç thotë, nga rastet e montuara politikisht por e njejta nuk ishte edhe për mediat maqedone.

Në “Sloboden Pecat”, media në gjuhën maqedone, Taravari, u pendua për atë që tha në Klan Maqedoni, aty nuk premtoi të njejtën, pra aty tha se nuk ka amnesti e falje por vetëm e vërteta do të dal në pah.
Taravari ka për qëllim manipulimin e opinionit publik ose po i shkon “për shtat” VMRO-së së Mickoskit?! Kjo deklaratë e kandidatit për president ishte ose jo në koordinim me partnerët e koalicionit nësë jo, a do të ketë distancim te tyre nga Deklarimi i Taravarit?!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu