Të shohësh me sy vdekjen e të birit që e sulmoi qeni i ushtrisë izraelite, këtë e përjetoi një nënë palestineze

Familja qe gjithmonë aty. Kur ai ngacmohej në shkollë dhe rrihej, familja ishte aty për ta përqafuar kur kthehej në shtëpi. Dhe kur nisi lufta dhe ai u terrorizua nga zhurma e bombave që binin, dikush ishte aty për t’i dhënë se gjërat do të jenë në rregull.

Muhammed ishte me peshë dhe kishte vështirësi në lëvizje. Ditët i kalonte i ulur në karrige. Nëse i duhej diçka, aty ishin mbesa dhe nipi që i ndihmonin, shkruan BBC në një reportazh të gjatë lufte. Muhammed Bhar ishte 24-vjeçar dhe kishte sindromën Down dhe autizëm. Nëna e tij, Nabila Bhar, 70-vjeçare tregon për vështirësitë e të birit.

“Ai nuk dinte të hante, të pinte apo të ndërronte teshat. Unë ia ndërroja pelenat dhe e ushqeja. Ai nuk dinte asgjë vetë”, rrëfen ajo. Më 27 qershor lufta u kthye në lagjen e familjes Bhar dhe bota e vogël e Muhammedit u tkurr edhe më shumë. Bashkë me banorët e tjerë të Shejaiyas, në lindje të qytetit të Gazës, familja Bhar ishte udhëruar që të evakuohej nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF).

Ushtria po avanconte në lagjen Shejaiya në ndjekje të luftëtarëve të Hamasit që po sulmonin nga tunelet dhe shtëpitë. Por familja Bhar ishte lodhur nga ikja. Me një zë dëshpërues, Nabila, e ve, tregon për emrat e familjeve në të cilat kërkuan strehim.

“Jemi shpërngulur nja 15 herë. Shkuam në lagjen Jibreel, ajo pastaj u bombardua, shkuam në sheshin Haydar, por edhe aty pati bombardime”, rrëfen ajo. Luftimet u intensifikuan nëpër rrugët përreth tyre. Ata fshiheshin nëpër shtëpi. Shpesh edhe nëpër tualete kur luftimet ishin shumë të afërta.

“Ishim të rrethuar për shtatë ditë. Tanket dhe ushtarët ishin përreth shtëpisë. Muhammedi qëndronte në krevat dhe nuk i pëlqente të qëndronte diku tjetër përveç aty”, thotë nëna e tij. Për Muhammedin lufta do të thoshte zhurmë, zëra të dhunshëm, shtëpia që lëkundej nga shpërthimet. Këto nuk mund t’i shpjegoheshin atij.

“Bënte panik dhe thoshte ‘jam i frikësuar, i frikësuar”, kujton Nabila.

“Shpesh bërtiste: ‘Hej, hej’, duke menduar se dikush do ta godiste. Ai gjithmonë ishte i frikësuar. I afroheshim dhe e ngushëllonim. Nuk kuptonte asgjë. Autizmi ia vështirësoi gjërat”, rrëfen nëna, përcjell gazeta online Reporteri.net. Më 3 korrik, siç tregon familja, IDF-ja bastisi shtëpinë e tyre. Disa ushtarë hynë brenda bashkë me qentë – të cilët përdoren për të gjetur luftëtarët e Hamasit. Ajo thotë se ushtarët kthyen përmbys shtëpinë, para se ushtarët të hynin në dhomë.

Tek flet për Muhammedin, ajo rrëfen: “U thash atyre: ‘Nuk është i aftë, nuk është i aftë, keni mëshirë, nuk është i aftë, mbani qentë larg tij’”, rrëfen nëna. Nabila tregon se pak minuta më vonë, ushtarët e morën djalin e saj dhe e vendosën në një tjetër dhomë për t’ia trajtuar plagët.

“Ata e larguan dhe e mbyllën derën. Donim të dinim se çfarë po ndodhte me të. Donim ta shihnim Muhammedin dhe të asaj që kishte mbetur prej tij”, thotë Nabila.

“Na thanë që të ishim të qetë teksa i mbanin armët në drejtim tonin. Na lanë në një dhomë dhe Muhammedin në dhomën tjetër. Ata na thanë: ‘Do ta sjellim një doktor ushtarak për trajtimin e tij’. Ai erdhi në dhomën ku po qëndronte i shtrirë Muhammedi.

Pas disa orësh, familja ishte urdhëruar të largohej nga shtëpia, duke e lënë Muhammedin prapa me ushtarët. Kishte shumë lutje, shumë lot. Dy vëllezërit e tij u arrestuan nga ushtria. Ende nuk janë liruar. Familja u kthye një javë më vonë për të parë tmerrin që i kishte ndodhur vëllait Muhammedit. Pamja ende nuk e ka kthyer në vete vëllanë Jibreelin.

Drejton telefonin me pamjet nga vendi ku kishte vdekur Muhammedi. Përreth tij shumë gjak, të cilin e kishte humbur nga plaga që ia shkaktoi qeni i ushtrisë izraelite. Dhe shumë fasha që nuk ia kishin ndalur gjakderdhjen. Nabila pa me sy kur qentë ia sulmuan djalin Muhammedin.

“Qentë e sulmuan, e kafshuan në gjoks dhe pastaj në dorë. Muhammedi nuk fliste , vetëm thoshte: ‘Jo, jo, jo’. Qeni ia kafshoi krahun dhe gjaku filloi t’i rridhte. Doja të shkoja tek ai por nuk munda. Askush nuk i afrohej dhe pastaj e përkëdheli qenin dhe i thoshte: ‘mjaft’. Në fund, ai e lëshoi dorën dhe qeni filloi t’ia shqyente teksa i rridhte gjaku”.

“Ata tentuan t’ia ndalnin gjakderdhjen. Pastaj e lanë aty pa ia mbyllur plagën. Siç e shihni Muhammedi ishte i vdekur për kohë të gjatë sepse ishte braktisur. Ne menduam se nuk ishte në shtëpi, por kur u kthyem e gjetëm. Natyrisht, ushtria e kishte braktisur”, thotë vëllai.

BBC shkruan se nuk është e qartë se çfarë lëndimi shkaktoi vdekjen e Muhammedit. Nuk dihet as çfarë ndodhi me të në kohën kur familja e pa për herë të fundit, apo kur vëllai u kthye dhe filmoi vëllanë e vdekur përtokë. U varros menjëherë në hapësirën mes shtëpive sepse ishte rrezik të dilje jashtë. Ndërkaq, nënës Nabila i kanë mbetur pamjet e fëmijës së saj të vdekur. Pamje që nuk i hiqen sysh.

“Këtë skenë nuk do ta harroj kurrë… vazhdimisht më del qeni që po e shqyente dorën e tij dhe gjakun që i rridhte. Do ta kem para syve gjithmonë. Nuk mund ta shpëtonim, as nga ata dhe qeni”. /Reporteri.net./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arsovska nuk i ndahet Ganiut, dorëzon në Prokurori 20 legalizime pa leje të Çairit

Sipas Arsovskës, në Komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa të tilla nga 12 kate pa leje dhe projekte që kanë dëmtuar buxhetin e...

Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi dispozitat e Metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të kryer në vitin 2021

Gjykata Kushtetuese njofton se me shumicë votash ka shfuqizuar disa dispozita të Regjistrimin e Popullsisë të kryer në vitin 2021. “Në rastin U.br.251/2025, i cili...

Ndërtimi i resortit në Sazan/ Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e Donald Trump vizitë në Vlorë

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Në një vizitë të...

LLoga paradigma politikës maqedonase: Ne smund të ua ndalojë atë që u takon por të paktën të ua vonojmë

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi e ka përshkruar politikën maqedonase si paradigmë duke elaboruar se ndërveprimi klasës politike maqedonase se...

Gashi: Zërat për shkarkimin tim janë shpifje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual. Gashi thotë se në VLEN ka unitet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu