Të martën do të debatohet për punën e Gashit – VLEN: Interpelanca është përpjekje për destabilizim

Tani për tani është e sigurt vetëm se do të ketë 6 vota pro për interpelancën për kryeparlamentarin Afrim Gashi, votat e deputetëve të Levicës. Pas pushimeve, të martën kjo do të jetë pika e parë në seancën plenare në Kuvend, por pjesë e partive ende nuk kanë qëndrim se si do të veprojnë. Kryetari i opozitares LSDM, Venko Filipçe paralajmëroi se nesër do të ketë koordinim me grupin e deputetëve pas çka do të dihet nëse do ta përkrahin propozimin e Levicës.

“Lejoni, nesër…të mos jetë ky qëndrim im personal, por të jetë në emër të grupit të deputetëve”, tha Filipçe.

Paraprakisht deputetja Sllavjanka Petrovska tha se vendimet e socialdemëkratëve sillen me konsensus.

“Mendoj se është e qartë nga konferencat për shtyp që i mbajtëm, se do të kërkojmë përgjegjësi”, tha Sllavjanka Petrovska, LSDM.

Edhe Lëvizja Znam ende pa qëndrim. Nga partia e Maksim Dimitrievskit e cila reagoi ashpër për veprimet e kryeparlamentarit Gashi, thanë se do të takohen nesër. Partnerët e tyre të koalicionit, VMRO-DPMNE presin që interpelanca të mos kalojë.

“Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe një përpjekje për destabilizim. Ne shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI”, tha VLEN.

“Mënyra se si sillet si kryeparlamentar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe të gjitha ngjarjet aty, me të vërtet dallon nga sjellja e paraardhësit të tij”, tha Mickoski.

Deputetët e BDI-së pritet që ta bojkotojnë votimin. Jozyrtarisht ata do të marrin pjesë në fillimin e debatit që ta shprehin pakënaqësinë e tyre nga puna e Gashit por nuk do të marrin pjesë në interpelancën e dorëzuar nga Levica.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu