ASh Sela: Qeveria VMRO-VLEN, Qeveri e inflacionit dhe shkatërrimit të ekonomisë familjare

ASh Sela ka reaguar për normën e inflacionit, njofton in7.tv

“Qeveria aktuale për vetëm një vit ka shkatërruar ekonominë e vendit e veçanërisht atë familjare deri në nivele fatale, duke rrënuar edhe shtresat e mesme buzë kategorisë sociale.

Kjo Qeveri rriti vetëm 10-20% pagat në sektorin publik dhe pensionet, ndërsa lejoi dhe nxiti rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve për 50 deri në 100%. Kjo Qeveri nuk krijoi as zhvillim e as stabilitet ekonomik, por bleu paqë të rrejshme duke lejuar kompanitë private dhe tregtarët të rrisin çmimet në mënyre të pakontrolluar dhe jashtë çdo logjike ekonomike. Institucionet shtetërore jo vetëm që nuk kanë vepruar me masa ekonomike, por kanë heshtur edhe përballë keqpërdorimeve dhe shtrenjtimeve absurde.
Qeveria VMRO-VLEN vazhdon të mbaje fshehtë edhe ndarjen e mjeteve për kompanitë private nga kredia hungareze dhe nuk jep llogari as për kriteret e as për listën e kompanive që kanë përfituar.

Kjo Qeveri me shumë populizëm në retorikë, është qeveria më antipopullore në praktikë. Andaj, zgjedhjet e Tetorit janë një referendum dhe mundësia për tu dhëne përgjigjen mbarë popullore.

– Aleanca për Shqiptarët”, thuhet në reagim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu